Paraloja është hyrje e aktit seksual.
Nëse e krahasojmë seksin me një tregim, një hyrje e mirë dhe interesante është diçka që na bën të lexojmë tregimin deri në fund. E njëjta gjë është me paralojë. Përderisa është i zbehtë dhe i mërzitshëm, gjasat janë të vogla që më pas do të kemi një seks të mirë.
Në paralojë përfshihen puthjet, përqafimet, përshpëritjet, prekjet, mbajtja e duarve, zhveshja e rrobave, dhe gjithçka tjetër që bëjmë deri sa të rritet eksitimi seksual.
Gjatë paralojes, meshkujt përfitojnë ereksion, dhe vagina e femrave laget. Nëse kjo nuk ndodhë, seksi për femrën nuk do të jetë mjaftë i kënaqshëm, po ashtu mund të jetë pak i dhimbshëm.
Për këtë arsye, është shumë e rëndësishme të mos shpejtoni, të relaksoheni, të jeni të gatshëm, dhe të shfrytëzoni kohën e mjaftueshme për të filluar aktin seksual. Në fakt, esenca është që paraloja të na dërgojë në momentin ku do ta kemi të vështirë të tërhiqemi dhe ta kontrollojmë dëshirën tonë seksuale.
Nuk ka rregull që e përcakton çka është paraloja, dhe cilat janë elementet e saj. Qëllimi i kësaj është që partnerët të zbulojnë dëshirat e njëri – tjetrit.
Është shumë e rëndësishme ti kushtohet rëndësi nëse partneri juaj dëshiron që paraloja të sjellë diçka më shumë.
Nëse jo, vetëm paraloja mund të jetë një akt për ju. Çdo gjë që bëjmë gjatë paralojës duhet të na çoj drejtë relaksimit dhe ndërtimit të konfidencës. Për këtë arsye paraloja mund të jetë një diskutim i hapur për seksin apo ndjenjat që keni për njëri tjetrin.