Prezervativi

IST

Kontracepsioni – është mënyra që ne duhet të përdorim gjithmonë kur bëjmë seks, nëse nuk dëshirojmë që pas nëntë muajsh të bëhëmi nënë apo baba.   

Sot, egzistojnë disa mënyra moderne që përdoren për atë qëllim. Së pari: PREZERVATIVËT të cilët, përveç mbrojtjës nga shtatëzania e padëshiruar na mbrojnë gjithashtu edhe nga infeksionet seksualisht transmetuese, më pas TABLETAT HORMONALE të cilat kanë ndikim në ciklin menstrual, por nuk na mbrojnë nga infeksionet. Përveç këtyre dy mënyrave të njohura, tani do të dëgjoni për disa të tjera të cilat nuk janë shum të besueshme.   

TËRHEQJA, apo ndërprerja e aktit e ashtuquajtur mënyra natyrale e cila është prezente në rrugë, nën mbulesë dhe në shum shtretër, vajzat dhe gratë akoma përdorin shprehjën: “Mos mu derdh brenda! … Megjithatë kjo mënyrë qëndron që nga kohërat e lashta, disa qifte akoma e praktikojnë, megjithëse kjo mënyrë edhe shkencëtarisht, edhe në praktikë është e vërtetuar se nuk është e besueshme. Për më tepër të jesh krejtësisht i varur nga koncentrimi i mashkullit është një tjetër gabim serioz. Domethënë, sperma nuk gjendet vetëm në lëngun të cilin e liron mashkulli gjatë ejakulimit, por gjithashtu edhe në lëngun e ashtuquajtur para-spermë që sekretohet nga penisi që në fillim të ereksionit. Në këtë lëng natyrisht ka më pak nga to, por mos të harrojmë se krejt qfarë nevojitet është VETËM NJË spermatozoid për të fertilizuar vezën.   

Mënyrat e ashtuquajtura natyrale për planifikimin e shtatëzansisë gjithashtu përfshinë kalkulimin e ditëve fertile dhe jo-fertile dhe matja e temperaturës së trupit në mëngjesë. Problemi i këtyre mënyrave është se të gjitha këto mënyra nuk janë të besueshme. Nuk është aspak e lehtë të kalkulohen ditët fertile dhe jo-fertile, sepse cikli menstrual i vajzave, si edhe çdo gjë tjetër që i përket natyrës është e ndryshueshme.   

Për ata të cilët akoma besojnë në kontracepsion natyral, ne ju sugjerojmë mënyrën më të përkryer kontraceptive. Dihet se ABSTENIMI SEKSUAL është një nga mënyrat kontraceptive e cila është 100 % e sigurtë. Por, nëse nuk dëshironi të abstenoni, sot – fatmirësisht për ne, ka shum mënyra kontraceptive më funksionale se sa mënyrat natyrale. 

Zanimljivosti

Najmanje dve hiljade parova ima seks dok ovo čitaš.

Funksional

Jo funksional

Pa kuptimtë

Prezervativi

Me tërheqje

Urinimi pas seksit

Tableta hormonale

Kalkulimi i ditëve fertile

Kërcimi në vendngjarje

Dushi pas seksit

Kontraceptivët

TABLETA HORMONE

Nuk ka asnjë dyshim se tabletat, për emancipimin e gruas, kan pasur efekt më të madh se sa makina për larje. Sepse, nëse makina për larje ka krijuar me tepër kohë të lirë për to, tabletat kontraceptive ju kanë dhënë më tepër kohë të lirë për dashuri, dhe seks pa përkushtim apo frikë për shtatëzënsi të padëshiruar. Që nga tablet e parë, e deri tek ato që përdoren sot, ky produkt ka qenë më se I përkryer…por sidoqëtëjetë edhe me tablet problemi akoma është egzistent: ai vetëm të mbronë nga shtatëzënsia – jo edhe nga infeksionet seksualisht transmetuese.   

Kjo tabletë është një mundësi e mirë për vajzat të cilat nuk dëshirojnë t’i nënshtrohen vetëm prezervativit dhe për ato të cilat dëshirojnë t’i marrin vendimet e tyre në duart e veta, nëse dëshirojnë apo jo të mbeten shtatëzënë. Nuk është zgjidhje e përkryer për vajzat të cilat harrojnë, sepse ajo gjithmonë duhet të mirret në kohë, pa vonesë. Në periudhën derisa vajza rregulisht konsumon ato, mundësitë të mbetet shtatzënë janë minimale. Përparësitë e tabletave janë rregullimi i ciklit menstrual, PMS më pak i dhembshëm, dhe ka efekt pozitiv në zhdukjën e akneve dhe puçrrave. Efekti i tabletave është mbrojtja e ovulimit, dhe në të njejtën kohë kanë efekt në mukozën e qafës së mitrës kësthu që ajo bëhet më pak e ngjitshme, për shkak të së cilës një numër i vogël i spermatozoideve ngelin në trupin e femrës.  

Gratë dhe vajzat të cilat të cilat kanë probleme shëndetësore nuk mund ti marrin ato. Nuk lejohet të mirren asnjëherë pa konsulltim paraprak me gjinekologun. Është me rëndësi të mbahet në mend se tableta nuk është mbrojtje ndaj infeksioneve seksualisht transmetuese. Megjithëatë, përdore edhe prezrervativin.   

FEMIDOM (PREZERVATIVI FEMËRORË)

Femidomi ka formën e një gypi të hollë elastik i cili është i mbështjellur me kremë spermicide, domethënë agjent i cili e mbytë apo e gjymton spermën. Vendoset në vaginë para mardhënieve seksuale, nuk është edhe aq e lehtë të vendoset në mënyrë të duhur, prandaj është e domosdoshme të lexohet mirë udhëzuesi. Femidomi është kontraceptivë mjaft i suksesshëm, e vetmja gjë e bezdisshme është bartja konstante e saj gjatë mardhënieve seksuale. Duke pasur parasysh se mbulon një sipërfaqe të madhe të organit femëror mund të jetë edhe një mbrojtës i mirë ndaj IST-ve të cilat transmetohen me kontakte të lëkurës / mukozës së infektuar. Nuk është e përbërë nga lateksi, kështu që mund të përdoret edhe për ato qifte ku njëri nga partnerët është alergjik ndaj lateksit. Femidom nuk gjendet shpesh në markete, zakonisht është më i shtrenjtë se prezervativët.   

DIAFRAGMA

Diafragma përdoret kombinim me preparate spermicide, p.sh. kremat dhe xhelet mbysin spermatozoidet. Duket sikur një kapelë e gomës e vendosur vaginë para aktit seksual për mbuluar qafën e mitrës. Meqë gratë dhe vajzat nuk kanë madhësi njejtë vaginës dhe qafës mitrës, është e rëndësishme pyetet gjinekologu paraprakisht për madhësinë e diafragmës ju nevojitet juve. Gjithashtu është e rëndësishme , gjatë egzaminimit gjinekologjik, ju mësoni si ta përdorni mënyrë duhur diafragmën. Duhet vendoset disa orë para aktit seksual dhe largohet nga vagina paku gjashtë dhe shumti njëzetekatër orë pas aktit. Përndryshe nuk ka efekt. Diafragma nuk duhet përdoret para përvojës parë seksuale dhe gjatë kohës menstruacioneve. Mangësitë: diafragma nuk mbronë nga infeksionet seksualisht transmetuara

SPIRALJA (PAJISJE INTRAUTERINE)

Spiralja vendoset direkt në uterus, me intervenim gjinekologjik. Lloje të ndryshme të spiraleve ofrojnë mbrojtje nga shtatëzënia në periudhë kohore nga një deri në dhjetë vite. Pastaj, gjithashtu me intervenim gjinekologjik, duhet të largohet nga trupi i gruas. Ofronë mbrojtje shumë të mirë nga shtatëzënsia e padëshiruar, por nuk ofrojnë mbrojtje nga infeksionet seksualisht të transmetuara. Gjithashtu, nuk janë në dispozicion për gratë të cilat nuk kanë lindur fëmijë. Për shkak të këtyre, spiralja nuk është një alternativë e mirë për vajzat e reja.   

 

TABLETA “PAS MËNGJESIT”

“Kemi ngecur në ashensor për 17 orë”
“Kemi pirë një rezervuar me vodka!”
“Duam ta bëjmë një fëmijë, por seksi ishte aq i keq sa që u ndamë që në mengjesë”…

Tabletën e ashtuquajtur “Pas mëngjesit” nuk do ta kishim përmendur fare si mënyrë kontraceptive, por meqenëse përdorimi i saj po rritet atëherë është me rëndësi të dihet për të, gjithashtu. Kështu që, nëse për ndonjë arsye ju ndodh të keni seks pa përdorim të prezervativit apo nëse prezervativi griset gjatë seksit, e gjith kjo nuk është humbje! Është tableta “pas mëngjesit” që mund ta merr femra, por esenciale është nëse mirret 72 orë pas aktit.   

Megjithëatë ne e kemi përmendur këtu, gjë që është e rëndësishme të dihet se KJO TABLETË NUK e ka kuptimin e kontracepsionit. Nuk të mbron ndaj shtatëzënsisë së pa dëshiruar, e parandalon mirëmbajtjën e shtatëzënsisë. Kjo tabletë nuk preferohet të mirret më shum se dy herë në vit.    

Tableta pas mëngjesit është tabletë shum e fortë hormonale. Sapo të merret tableta, gratë dhe vajzat ndonjëherë munden të ndjejnë ca efekte të padëshiruara. Këto tabletë mund të ç’rregullojnë ciklin menstrual, apo të shkaktojnë nauze, vjellje dhe shum problem tjera. Janë të padëshiruara po aq sa edhe aborti, por janë efektive vetëm në rastet urgjente dhe jo si kontraceptivë. 

Thashethemet, intrigat dhe gënjeshtrat për tableta

1. “Përdorimi i tabletave kontraceptive zvogëlon fertilitetin”      
Po, edhe kur pin kafe – të rritet bishti! Tabletat kontraceptive përmbajnë hormone që parandalojnë ovulimin. Kur nuk i konsumon më, mund të mbeteni shtatëzënë sërish. Konsumimi i tabletave nuk ka efekt në ç’rregullimin e fertilitetit, shtatëzënsisë apo të fëmiut. 

2. “Tabletat kontraceptive janë të dëmshme për shëndetin e gruas!”
Natyrisht, ashtu si të gjithë që pajtohen se ushtrimet janë të dëmshme për shëndetin. Shkencëtarisht është e vërtetuar se tabletat moderne zvoglojnë rrezikun e shum sëmundjeve (si inflamacionin e vezoreve apo cistet e vezoreve), zvogëlojnë paraqitjën e akneve në lëkurë, dhe mundësinë e përhapjës së karcinomës së vezoreve dhe qafës së mitrës që është më e vogël tek gratë të cilat përdorin tableta kontraceptive se sa tek gratë tjera. 

3. “Mund t’i përdorë tabletat e motrës apo të shoqës”     
A mund t’i mbathni edhe këpucët e tyre, nëse këmbet e tyre janë më vogla se tuajat? Tabletat kontraceptive përshkruhen individualisht për secilën femër. Nuk duhet t’i konsumoni pa konsultim me mjekun apo sporadik.      

4. “Tabelat kontraceptive më mbrojnë nga infeksionet seksualisht transmetuese?”     
Fjala kontracepsion do të thotë parandalimi i shtatëzanisë. Prandaj, të mbrojnë nga shtatëzënia, por nuk është e vetmja gjë e cila mund të ndodh nga seksi.      

5. “Sa më herët që filloj t’i konsumoj tabletat, jam e mbrojtur nga shtatëzënsia?”
Sa më herët që filloj të mbajë diet, do të jem i dobët! Sa më herët që filloj të mësoj, nota ime mesatare do të jetë 5.0!…Natyrisht që jo. Tabletat konraceptive marrin ca kohë për të dhënë efekt. Nëse vendosni t’i konsumoni atëherë konsultohuni së pari me gjinekologun për këtë qështje.      

6. “Tabletat kontraceptive i dobësojnë femrat dhe i zhdukin puçrrat!”     
Disa femra edhe mund të kenë përvoja të tilla, por kjo nuk është rregull. Kështu që mos i mendoni tabletat kontraceptive si tableta për zbukurim.      

7. “Nëse harroj ta konsumoj tabletën, mund ta marr me vonë!”      
Nëse mbetesh shtatëzënë, do të jetë shum vonë! Në mënyrë që tableta kontraceptive të ketë efekt, ajo duhet të merret në kohën e caktuar. Kështu që kurdisni alarmet dhe përkujtuesit tjerë, shkruajeni në ditar, kalendarin e Googel-ës dhe në telefonat tuaj! Mund të vonoheni në takimin me të dashurin tuaj, por jo edhe me tabletat!