Lidhjet intime

Akti seksual fillon me paralojë dhe vazhdon me atë vaginal, oral, seks anal, apo si masturbim i dyanshëm.   

Seksi vaginal nënkupton aktin gjatë së cilit penisi në ereksion futet në vaginë. Është e rëndësishme që gjithmonë të përdoret prezervativi sepse është e mundur të barten infeksionet e ndryshme. Seksi vaginal është veprim seksual i cili mund të rezultojë me lindjen e fëmiut, dhe mund të themi se të gjithë ne kemi ardhur në këtë botë nga seksi vaginal i pambrojtur.   

Ky lloj i seksit është i kënaqshëm për të dy partnerët, nëse të dy janë njësoj të eksituar. Gjatë seksit mund të provoni pozita të ndryshme, duke filluar nga ato klasike deri te gjimnastike, kështu mund të zbuloni pozitat që ju pëlqejnë më së shumti juve dhe partnerit/es suaj.   

 

Seksi oral  
Gjatë seksit oral, partnerët e stimulojnë njëri tjetrin duke e prekur klitorisin apo penisin e partnerit me buzë apo gjuhë. Kjo pëlqehet sikur nga gratë po ashtu edhe nga burrat, mirëpo disa të tjerëve seksi oral nuk ju pëlqen sepse nuk ndihen rahat. Prezervativët gjithashtu rekomandohen edhe gjatë seksit oral, sepse edhe në këtë mënyrë mund të barten infeksionet seksualisht të transmetueshme.   

Seksi anal është akt gjatë të cilit penisi në ereksion futet në vrimën anale të personit tjetër. Egziston një keqinterpretim që mendohet se vetëm homoseksualët e bëjnë këtë. Dhe kjo nuk është e vërtetë! Shumë qifte heteroseksuale bëjnë seks anal gjithashtu. Si do qëtë jetë, ka njerëz që gjatë seksit anal përjetojnë dhimbje, ose për arsye të veçanta ndihen të turpëruar.   

Për këtë arsye, para se të bëni seks anal, duhet të siguroheni që edhe partneri juaj e dëshiron këtë njësoj.   

Gjithmonë duhet të përdorni prezervativ gjatë seksit anal. Për shkak të lëndimeve të vogla që mund të shkaktohen, infeksionet seksualiësht të transmetueshme barten shumë lehtë përmes seksit anal. Gjithashtu, indi (pjesa përbërëse) në vrimën anale është shumë i ndieshëm sa që shumë lehtë mund të shfaqen lëndimet e mëdha dhe problemet shëndetësore serioze që mund të shkaktohen gjatë këtij seksi. Po ashtu, bakteriet të cilat janë prezente në vrimën anale, janë më të ndryshme nga bakteriet e vaginës. Prandaj, është me rëndësi të ndërroni prezervativin nëse dëshironi të bëni seks vaginal pas seksit anal.   

Rekomandohet që gjatë seksit anal të përdoret lubrifikanti, i cili e mundëson një marrëdhënie më të këndshme. Lubrifikantët janë produkte të ndryshme me bazë ujore, vajore, dhe silikoni, që kanë për qëllim zvogëlimin e fërkimit dhe irritimit  që mund të shkaktohen gjatë mardhënies seksuale anale. Zgjedhja më e mirë është lubrifikanti me bazë ujore, sepse nuk e dëmton prezervativin.   

Masturbimi i përbashkët është ta kënaqni partnerin me gishta d.m.th. me duar. Kjo mund të jetë pjesë e paralojës por është akt seksual në të cilin përjetoni kulmin e kënaqësisë. Masturbimi i përbashkët është një mënyrë e mirë për ta njohur njëri tjetrin, dhe ndjeheni shumë seksi kur partneri/ja juaj “e mbanë atë në dorën e tij/saj”.   

Provoni krejt çka ju pëlqen, relaksohuni dhe shijojeni…   

Është një mënyrë që të përjetoni orgazëm së bashku! 

Zanimljivosti

Tokom erekcije, srce u penis upumpa oko dve kašike krvi.