Kontracepsioni

Infeksionet Seksualisht të Transmetuara (IST) 

Sa herë që bëjmë seks pa prezervativ jemi në rrezik të infektohemi, për më tutje mund të komplikohet sepse shum infeksione seksualisht transmetuese në fillim nuk kanë simptome të dukshme – ne nuk e dimë se jemi të infektuar dhe në shikim të parë nuk ka asgjë të keqe tek ne. Nëse nuk paraqitemi te mjeku me kohë dhe infeksioni përparon, trajtimi i tij bëhet më i komplikuar.   

Ja pse është shum e rëndësishme që gjat secilit dhe çdo kontakti seksual ne përdorim produktin e pazëvendësueshëm, unik, të domosdoshëm, brilant, super-heroik, të quajtur PREZERVATIV!   

IST ndahen në tri grupe:   

Në grupin e parë bëjnë pjesë ato të cilat shkaktohen nga bakteriet. Janë shumë të mërzitshme dhe të pakëndshme. Lajmi mirë është që trajtimi me antibiotikë është i suksesshëm.   

Trajtimi i infeksioneve seksualisht transmetuese të shkaktuara nga virusët, zakonisht janë të pa kurueshme. Simptomet e tyre mund të shërohen apo të lehtësohen, por virusi ngelet në trupin e personit i cili ka qenë i infektuar dhe mund të transmetohet tek të tjerët me kontakte seksuale.   

Grupi tretë përbëhet nga infeksionet fungiale dhe parazitët.   

Është shum gjë e mirë nëse ju i besoni partnerit tuaj mashkull, poashtu edhe nëse i besoni partnerit femër. Sidoqëtëjetë, besimi nuk është arsye që t’ju shmangeni përdorimit të prezervativit. Për më tepër: personi i cili insiston në përdorimin e prezervativit është një person që meriton besimin. Këta persona tregojnë që ata kujdesen për shëndetin tuaj dhe të tyre poashtu nuk dëshirojnë që afërsia juaj të shëndrohet në një film të frikshëm. Gjatë këtij filmi në vend të kokoshkave, merret drogë, dhe mardhënia juaj dhe shoqëria kthehet në akuza dhe fajësime.   

Përderisa të rinjët janë më aktiv seksualisht, ata janë grupi me rrezikshmëri më të lartë. Nëse keni më tepër se një partner, rreziku për tu infektuar është më i madh, sepse duke pasur një mardhënie seksuale të pambrojtur, ju nuk keni hyrë në lidhje vetëm me një person por me të gjithë ata që kanë pasur seks pa mbrojtje me atë person para jush. Vetëm prezervativi dhe abstenimi na mbrojnë nga IST.   

Simptomet e IST mund të jenë:   

  • Shtimi apo ndryshimi i sekretit vaginal, të penisit apo anusit
  • Senzitiviteti, ndjenja e djegjës, apo kruarja e organeve gjenitale apo anale 
  • Ndjenja e djegjës dhe dhimbje pas ose gjatë urinimit
  • Dhimbje dhe ënjtje e ijeve
  • Dhimbje dhe ndjeshmëri në pjesën e poshtme të abdomenit
  • Plagë, lytha, fshika apo ndonjë kërpudhë e gjeniataleve, zonave rreth organeve gjenitale apo anale dhe në gojë

 

Nëse keni ndonjë nga këto simptome, VIZITONI MJEKUN MENJËHERË? 

Zanimljivosti

U antičkoj Grčkoj verovalo se da pokazivanje ženskih genitalija tera oluju sa mora.

IST më të shpeshta

KLAMIDIJA është një ndër IST-të më të shpeshta, sidomos në mesin e adoleshentëve. Çfarë është e ndërlikuar tek Klamidia se nuk ka simptoma në më shum se 50% të rasteve, kështu që nëse nuk testoheni mund të ndodhë se ju nuk jeni të informuar që jeni të infektuar. Të dy partnerët duhet të trajtohen me antibiotik, dhe abstenimi nga seksi gjatë trajtimit është i detyrueshëm. Nëse nuk trajtohet në kohë, shkakton komplikime të ndryshme gjatë shtatëzënisë dhe shkakton infertilitet si te meshkujt poashtu edhe tek femrat.   

GONORREA APO TRIPERI është një infeksion i cili shkaktohet nga bacteria. Gonorrea do të thotë “Rrjedhja e spermës”sepse njëri nga shkenctarët e lashtë të Greqisë e ka thënë gabimisht se lëngu rrjedhë jashtë penisit, një nga simptomat e sëmundjes, në fakt është rjedhja e spermës pa vullnetin tonë. Trajtohet me antibiotikë, por pas trajtimit nuk do të thotë se kemi fituar imunitet për të. Mund të infektohemi sërish, dhe është shum e rëndësishme të vizitohet mjeku rregullisht.   

HERPESI GJENITAL është infeksion viral dhe ngjitet shum lehtë. Nuk transmetohet vetëm me seks oral, anal dhe vaginal, por gjithashtu edhe me kontakte tjera gjenitale lëkurë me lëkurë. Përcjellet me skuqje dhe fshika që janë të dhimbshme, ato rriten pastaj shpërthejnë dhe shërohen. Fshikëzat jo gjithmonë janë prezente tek personat e infektuar, kështu që nuk mund ta dini nëse personi juaj është i infektuar apo jo. Barërat egzistuese për këtë sëmundje vetëm lehtësojnë simptomet por asnjëherë nuk i largojnë ato përfundimisht. Një virus nga po e njejta familje shkakton fshikëza në gojë.  

KONDILLOMA HPV (Human Papilloma Virus) është një virus të cilin e ndajmë në dy tipe: virusi me rrezikshmëri të lartë dhe të ulët. Tipi HPV me rrezikshmëri të ulët është përgjegjës për lythat gjenitale, të ashtuquajtur kondylloma. Lythat gjenitale i ngjajnë lulelakrës (mirë, apo jo?), dhe mund të gjindet në regjionin e penisit dhe vaginës. HPV me rrezikshmëri të lartë mund të shkaktojë karcinomën e qafës së mitrës. Si edhe shum të tjera, ky IST zakonisht nuk ka simptoma. Lajmi i mirë është që mund të vërehet lehtë nëse vizitohet mjeku. Lajmi i keq është që nevojitet kohë pak më e gjatë të trajtohet dhe është e doemosdoshme që infeksioni të monitorohet në mënyrë konstante. Përderisa ky infeksion lehtë transmetohet nga akti seksual jo i mbrojtur dhe është shum e shpeshtë në mesin e personave të rinjë, ne ju  rekomandojmë të vizitoni doktorin. 

IST-të tjera

MORRAT PUBIKE, të njohura si gaforre janë insekte të vogla pa krahë që jetojnë në qimet pubike, ushqehen me gjak dhe i lëshojnë vezët e tyre aty. Barten me anë të mardhenieve seksuale, por gjithashtu mund të bartet edhe me anë të rrobave të brendshme, mbulesat e shtretërve, dhe ulseve të banjove nga personi që është “mikëpritës” i këtij paraziti. Kafshimi i tyre shkakton kruarje inetnzive, sidomos gjatë natës. Morrat ngjiten fortë në qimet pubike dhe metodat e shumta që përdoren për largimin e tyre jane si rruarja, shamponi special dhe larja e rrobave në temperature shum të larta, por më e mira është ndihma e mjekut. Besoni apo jo, këto insekte të vogla lëvizin më shum se 10 cm në ditë, mund të shihen me sy, sidomos me zmadhues!   

TRIKOMONIAZA është një nga infeksionet vaginale më të shpeshta. Larja dhe fshierja jo e duhur e vaginës (direkt në vaginë në vend se perreth saj) mund të shkakton infeksionin. Bartet me mardhenie seksuale, pastrim të rallë dhe bartja e rrobave të brendshme të tjerve. Shum vajza nuk kanë simptome, as mashkujt poashtu. Lajmi i mirë është se trajtimi me antibiotik është i suksesshëm, por esenciale është që të dy partnerët të marrin terapinë në të njejtën kohë.   

CANDIDIADA është një infeksion që shkaktohet nga këpurdha Kandida. Kjo këpurdhë normalisht gjendet në gojë, në fyt, zorrë dhe vaginë të femrave të shëndetshme. Kandidiaza shkaktohet atëherë kur këpurdhat varirojnë dhe pastaj si simptom shfaqet sekret i bardhë i trash (Kandida është Latine për të bardhën). Përhapja e kandidës rritet pas trajtimit të zgjatur me antibiotik, kur sistemi imunitar zvogëlohet, poashtu edhe si shkakëtar i stresit, dietat e dobëta, higjiena e dobët, etj. Kandidiada gjithashtu bartet me mardhënie seksuale. Lajmi i mirë është që barërat gjenden lehtë, dhe lajmi i keq është se infeksioni me kepurdha trajtohet për një kohë të gjatë dhe munden shpeshë të përsëriten. 

HIV

Top 5 paragjykimet për HIV

MITI:       

  1. Personi i infektuar me HIV e ka SIDËN!      
  2. Vetëm homoseksualët, personat e varur nga droga dhe ata të cilët i ndërrojnë shpesh partnerët janë të infektuar me HIV!      
  3. Personat me HIV duken të sëmuar!      
  4. Nëse shkoj të testohem çdokush do mendojë se jam I sëmuar!      
  5. Të gjithë personat HIV pozitiv do të vdesin së shpejti! 

E VËRTETA:        

  1. Personat që jetojnë me HIV mund të bartin virusin për një kohë shum të gjatë, dhe që kjo sëmundje akoma nuk është zhvilluar në stadin e SIDËS.      
  2. HIV është një virus ashtu si viruset tjera. Nuk e zgjedh viktimën dhe mund të infektojë çdokend! Nuk ka grupe të rrezikuara, është një sjellje e rrezikshme dhe HIV-i shpërndahet në mes të njerëzve me sjellje të rrezikshme.      
  3. Personat që jetojnë me HIV mund të duken mirë dhe të shëndetshëm. Në stadin e AIDS ata nuk kanë simptoma dhe nuk janë më ndryshe se njerëzit e shëndetshëm!      
  4. Nëse shkoni të testoheni, çdokush do të mendojë se jeni një person i përgjegjshëm që kujdeset për shëndetin e vet!      
  5. Sot njerëzit jetojnë me HIV dhe egzistojnë medikamente me të cilat ngadalësohet shpejtësia e zhvillimit të infeksionit! 

Testi i HIV

HIV – virusi i cili e shkakton SIDËN, virus ky për të cilin qarkullojnë storiet më të frikshme. Kjo arsyetohet me faktin se shërimi për SIDËN akoma nuk është zbuluar…Sidoçëtëjetë, në të gjitha storiet për të, ka shum gënjeshtra, paragjykime dhe stereotipe që vetëm e ndihmojnë virusin të përhapet më shpejtë.   

SIDA është sindrom i dobësimit të imunitetit gjatë infeksionit me HIV. Fajëtori kryesor i për këtë infeksion është HIV (Virusi i imunodeficiencës njerëzore) i cili sulmon qelizat që janë pergjegjëse për mbrojtjën natyrale të trupit – sistemit imunitar. Është shum e rëndësishme të dihet që HIV dhe SIDA nuk janë e njejta gjë: një person që jeton me HIV jo me doemosdos ka SIDËN, por personi qe e ka SIDËN patjetër që është i infektuar me HIV. HIV-i bartet seksualisht ose me ndrimin e lëngjeve trupore (gjak, secret vaginal, qumësht të gjirit dhe spermë).   

Të gjithë personat aktivë të cilët kanë pasur mardhënie seksuale pa prezervativë, duhen të testohen për këtë virus, sepse është shum e rrezikshme, nuk tregon simptoma për një kohë të gjatë, në disa raste më shum se dhjet vite.   

Shërimi për këtë virus akoma nuk është zbuluar dhe terapia që përdoret është kombinim i barërave antivirale dhe ato për ngritjen e imunitetit dhe zgjatjen e jetës së njerëzve që jetojnë me HIV.   

Gjithashtu është shum e rëndësishme të dihet e vërteta: të jesh HIV pozitiv NUK DO TË THOTË që je në stadin e SIDËS. Njerëzit që jetojnë me këtë virus mund të jenë njerëzit të cilët duken totalisht të shëndoshë, njerëz që ndihen mire dhe nuk kanë simptoma. I infektuar – pa e ditur, mund të jetë ndonjëri prej nesh që ka bërë seks pa masa mbrojtëse.   

HIV virusi nuk është virus që i infekton vetëm përdoruesit e drogave, homoseksualët dhe ata të cilët kanë shum partnerë. Nuk vie si formë e ndëshkimit për sjellje të rrezikshme! Sikur ndonjë virus tjetër mund të sulmojë çdonjërin poashtu është e mjaftueshme edhe vetëm një akt seksual pa masa mbrojtëse.   

Ky virus mund të jetë prezent për një kohë të gjatë në organizmin tonë pa simptoma. Një person mund të jetojë me HIV! Edhe pse nuk ka shërim për HIV-in, është e rëndësishme të dihet seegzistojnëmedikamente shum të mira që mund ta zgjasin progresin e tij. Kjo nënkupton se njerëzit që jetojnë më HIV mund të ndihmohen që most a arrijnë stadin e SIDËS asnjëherë. Trajtimi, natyrisht, kërkon ndryshime në stilin e jetës suaj, por ato ndryshime nuk janë edhe aq drastike që mund të thuhet se të jetosh me HIV është shum më ndryshe. Sikur edhe infeksionet tjera, është e rëndësishme që prezenca e HIV-it të zbulohet sa më herët. Nëse trajtimi fillon me kohë, gjasat janë shum më të vogla të arrihet ne stadin e SIDA-së. Për më tepër, definitivisht duhet të testoheni për HIV! TESTOHUNI! INKURAJONI TË GJITHË NJERËZIT QË JU KUJDESENI PËR TA, TË TESTOJNË VETVETËN!   

Hudhni paragjykimet se kjo sëmundje është më e “fëlliqur” se të tjerat. Asnjë sëmundje nuk i zgjedh viktimat dhe virusit nuk I intereson se në organizmin e kujt do të sistemohet. Njerëzit që jetojnë me HIV kanë nevojë për mbështetje të familjës dhe shokëve…në të njejtën mënyrë ashtu sikur edhe njerëzit e tjerë vuajnë nga ndonjë sëmundje tjetër.   

Testimi në Kosovë është anonim, pa pagesë dhe vullnetarisht. Pasi që e lexoni këtë artikull, ne ju inkurajojmë të vendosni dhe të vini në ndonjërën nga qendrat për kosultim dhe testim në Kosovë.   

Klinika infective –QKUK, Prishtinë 

Testi i HIV/AIDS  

Testimi në Shqipëri është anonim, pa pagesë dhe në formë vullnetare. Pasi që e lexoni këtë artikull, ne ju inkurajojmë të vendosni dhe të vini në ndonjërën nga qendrat për konsultim dhe testim në Shqipëri

Instituti i Shendetit Publik, Shqiperi 
Insituti i Shendetit Publik Shqiperi ka laboratorin konfirmues per virusin e HIV. 
Nr. Telefoni 4 237 4756 , Adresa: Rr.Aleksander Moisiu, nr 80, Tirane Email: ishp@shendetesia.gov.al  

Qendrat e Këshillimit dhe testimit vullnetar  
Shkodër, Kukës, Lezhë, Elbasan, Korçë, Durrës, Berat, Fier, Tiranë (4), Vlorë, Gjirokastër. 
Qendrat e Këshillimit dhe Testimit Vullnetar për HIV ofrojnë shërbime për të gjithë personat që duan të njohin statusin e tyre për HIV shoqëruar me një këshillim profesional për të ndihmuar klientët të përshtaten me rezultatin e testimit. 

Banka Kombëtare e Tranfuzionit të Gjakut për dhuruesit e gjakut 
Adresa: Rr. Lord Bajron, Laprakë, Tiranë 
Email: qktgj@shendetesia.gov.al 
Telefon: +355 4 2389900

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) 
Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” 
Rruga e Dibrës, Nr. 372, Tiranë Numri i telefonit +355 4 2349233 

Testimi në Kosovë është anonim, pa pagesë dhe në formë vullnetare. Pasi që e lexoni këtë artikull, ne ju inkurajojmë të vendosni dhe të vini në ndonjërën nga qendrat për konsultim dhe testim në Kosovë.   

Qendra për Këshillim dhe Testim Vullnetar Klinika infektive –QKUK, Prishtinë 

Qendra për HIV në Klinikën Infektive të QKUK – është e vetmja qendër në kuadër të sektorit publik shëndetësor që ofron shërbime për Këshillim dhe Testim Vullnetar për HIV/AIDS.  

Orari i Punës (e hënë- e premte): 08:00-14:00.  
Numri i telefonit:   038 512 512. 

Qendra Po  
ofron testim falas per HIV dhe infeksione te tjera te transmetueshme për grupet në nevoje. 
Bulevardi: “Gjergj Fishta”, Tel: 042 253 839 Kompleksi “Tirana 2000”, Kulla 8, Kati 2 1000 Tirana, Albania. 

Aksion Plus 
Adresa: Rr. Nasi Pavllo, Nd. 25, Prapa Ambasades Amerikane, Tirane, Telefon; 0696178959 

Stop AIDS 
Rruga Qemal Stafa, Pall 8, Tiran, Nr telefoni 0682057773 

Aleance LGBT  
email: aleanca.al@gmail.com 
tel: +355 (0) 693053764