Lidhjet intime

Masturbimi është diçka që shumica e njerëzve mendojnë se ne të gjithë jemi të turpëruar të flasim për atë. Arsyet për këtë duhen të kërkohen në histori gjatë së cilës tregimet e frikshme dhe të çuditshme kanë qenë të ndërlidhura me vetë-kënaqësinë: fakti që tregon se është zvogëluar fertiliteti deri në pikën që ka shkaktuar humbje të vizionit. Asnjë nga këto tregime nuk është e vërtetë dhe tani ne e dimë për faktin që vet-kënaqësia është e sigurt dhe e shëndetshme. 

Vetë-kënaqësia në të vërtetë është fantasia për seksin përderisa ne prekim vetën në mënyrën e cila na eksiton. Për shumicën e meshkujve dhe femrave të reja, vetë-kënaqësia është përvoja e parë e cila zbulon ndjenjat e tyre seksuale dhe instiktet natyrale. 

Është e shëndetshme, sepse relakson dhe zvogëlon tensionin seksual. Është i dobishëm, sepse në këtë mënyrë ne arrijmë ta njohim trupin tonë dhe i përceptojmë dëshirat tona. Masturbimi është mënyrë e cila na ndihmonë të zbulojmë orientimin tonë seksual, po ashtu edhe gjërat tjera që na pëlqejnë, që na ndezin dhe që na jApin kënaqësi.Personat që zbulojnë trupin e tyre për vetë kënaqësi,do të jenë më të gatshëm ti tregojnë partnerevë të tyre më lehtë se çka dëshirojnë, dhe që është parakushtë për një marrëdhënie seksuale të mirë. 

Dikush ka ardhur me një grafit qesharak,  i cili thotë: “Masturbimi – është seksi që ti vërtetë e dashuron dike”. “Një tjetër gjë e mirë është se është i sigurtë”. Përmes masturbimit askush nuk mund të infektohet me infeksionet seksualisht të transmetueshme, përveç përdorimit të “vibratorit të huazuar” në këtë rast. 

Keni kujdes edhe kur është “masturbim i përbashkët” sepse në këtë rast mund të vijë deri të shkëmbimi i lengjeve trupore, p.sh. transmetimi i disa infeksioneve seksuale, nëse marrëdhënia është e pambrojtur. 

Zanimljivosti

Prema anketi jedne telefonske kompanije, 25% ljudi se javlja na telefon za vreme seksa.

Si e bëjnë djemtë e rinjë?

Djemtë e rinjë fillojnë masturbimin gjatë pubertetit, dhe shumica prej tyre vazhdojnë ta bëjnë atë edhe më vonë si një nga aktivitetet e tyre të rregullta seksuale. Për ta, kjo është mënyra si ta njohin trupin e tyre, fantazitë dhe dëshirat e tyre.

Disa djem të rinjë nuk masturbojnë. Është shumë në rregull dhe kjo nuk do të thotë që ata nuk janë të aftë ta shijojnë seksin. 

Disa kultura dhe besime fetare besojnë se masturbimi është i rrezikshëm për meshkujt sepse humb kualitetin e spermës, e cila simbolikisht i referohet energjisë vitale të meshkujve. Nëse mendoni kështu është në rregull por ju duhet të dini së vetë-kënaqësia nuk është e dëmshme për shëndetin. 

Gjithashtu, duhet të dini se fantazitë seksuale që i keni gjatë masturbimit janë ndryshe nga jeta seksuale në realitet. “Seksi me vetën” të përfshinë vetëm ty, përderisa bëni seks me një person tjetër ju duheni gjithashtu të respektoni dëshirat dhe ndjenjat e tij/saj. 

Si e bëjnë femrat?

“Vajzat e mira nuk e bëjnë asnjëherë” 

“Masturbimi është vetëm për vajzat e gjora, të cilat nuk mund të gjejnë të dashur” 

“Vajzat të cilat masturbojnë duhet të ju vie turp!”

Këto janë vetëm disa nga frazat e kota që mund ti dëgjoni për qështjen e vetë-kënaqësisë së femrës. Mos besoni në këto fraza! Masturbimi femëror është normal, i kënaqshëm dhe gjë e shëndetshme. Ju ndihmon ta njihni trupit tuaj, të relaksoheni, të zbuloni se çfarë ju pëlqen dhe pastaj atë që keni mësuar për vetën mund ta ndani me ndonjërin që bëni dashuri.Për vetë-kënaqësinë femërore flitet shumë rrallë. Disa djem të rinjë janë krenar për masturbimin e tyre, kështu që ata flasin hapur për atë më njëri tjetrin. Por nuk është njejtë me femrat të cilat, megjithatë flasin për shumë gjëra me njëra tjetrën, zakonisht e tejkalojnë këtë temë. Arsyeja e kësaj është kultura tradicionale dhe stereotipet e imponuara nga kjo. Është më se në rregull ta harroni këtë dhe ti lejoni vetës kënaqësi të shëndetshme. 

Disa vajza masturbojnë me gishtërinjtë e tyre. Të tjerat përdorin lodra seksi si vibrator apo ndonjë objekt tjetër forma e të cilit i “inspiron” ato. Nëse je njëra nga ato që i pëlqen lodrat, sigurohuni që ato të jenë gjithmonë të pastërta. Nëse i huazoni apo i ndani kësi lloj gjërash me të tjerët, kujdesuni për higjienën dhe mbrojtjen nga infeksionet seksuale. 

Për tu relaksuar, krijoni atmosferën e cila ju përshtatet. Errësoni dhomën, lëshoni muzikën që ju pëlqen dhe ndezni imagjinatën tuaj në maksimum. Është një mënyrë të zbuloni fantazitë dhe dëshirat tuaja përmes vetë-kënaqësisë. Nuk duhet të ju vie turp nga ajo sepse nuk ka asgjë të keqe në seksualitetin tuaj.