Kontracepsioni

IST

Prezervativi është fleksibil, i hollë, i cili vendoset në organin seksual mashkullor kur është në ereksion para çdo aktit seksual. Para secilit akt seksual! Për më tepër, vaginal, oral apo anal. Secilën herë!   

Prezervativi është kryetari i paradës së kontracepsionit. Është i sigurt, jo i shtrenjtë dhe në dispozicion në të gjitha barnatoret. Të mbronë nga shtatëzania e padëshiruar dhe infeksionet seksualisht të transmetuara, duke përfshire HIV. Nëse përdoret rregullisht dhe në mënyrë të duhur, ofron pothuajse 100% mbrojtje gjatë aktit seksual. Të gjitha arsyet të bëjnë të mendosh sa super-atraktiv që është, e bën që seksin të mbetet seks, në vend se të shëndrohet në një storie të frikshme nga pasojat e seksit.   

Nuk ka arsyetim të mos përdoret prezervativi! “Vendosja e prezervativit e pengon aktin!” “Ne i besojmë njëri tjetrit!” “Ai e donte të shpejtë!” “Nuk prodhohen të madhësisë sime!”   

 

Të gjitha këto janë arsyetime pa lidhje nga çiftet të cilët bëjnë gjëra të pakuptimta, duke treguar se ata nuk kujdesen për shëndetin e tyre, poashtu edhe për shëndetin e partnerit. Besoni, që faktori më i rëndësishëm është nëse tregoni përgjegjësi ndaj njëri tjetrit dhe nëse mendoni për shëndetin.   

Për shpejtësinë, sikur edhe për shpejtësinë në vozitje, është një sllogan: shpejto ngadalë, sepse edhe gjatë seksit më të shpejtë të mundshëm, infeksionet mund të transmetohen e që kërkojnë trajtim të gjatë e të ngadalshëm.   

Dhe më në fund, pothuaj asnjëri nuk mund të arsyetohet që nuk mund të bart prezervativ, sepse janë të prodhuar në madhësi të ndryshme. Është vetëm një mit i maçove të papjekur për lojen “kush e ka më të madh.” 

Zanimljivosti

Najveći izmeren penis bio je dugačak 33cm.

Gjithçka që duhet të dini për prezervativët

Blerja e prezervativëve

Disa meshkuj të rinjë e posaçërisht femrat e reja shpesh here turpërohen kur duan të blejnë preservative ne barnatore. Kjo ndjenjë nuk arsyetohet, sepse mesazhi i vetëm të cilin e dërgoni gjatë blerjës së prezervativëve është që ju u tregoni të gjithëve se jeni një person përgjegjës dhe seksualisht aktiv. Anjëra nga këto dy informacione nuk janë të këqija, apo jo?   

Nëse akoma mendoni se blerja e prezervativëve është turpëruese, paramendoni sa e turpshme është nëse do të duheni të bleni drogë për ndonjë infeksion seksualisht transmetues.   

Dhe nëse mendoni se prezervativët janë të shtrenjtë, kujtoni sa janë më të lire se pelenat. 

Përdorimi korrekt i prezervativëve

 

  1. Para se ta bleni apo ta hapni prezervativin, kontrolloni datën skaduese. 
  2. Kontrolloni me gishtin e madh dhe tregues nëse ka ajër në paketim. Nëse jo, do të thotë që paketimi është i dëmtuar dhe prezervativi nuk është i sigurt. 
  3. Kur e hapni paketimin në të cilin është i paketuar, është e rëndësishme që prezervativi të mos jetë i dëmtuar me thonjë apo pjesë të bizhuterisë. Mos e hapni prezervativin me objekte të mprehta apo me dhëmbë! 
  4. Nxjerre prezervativin nga paketimi (mos e tërhiq  me gishta apo me ndonjë mjetë ndihmës) dhe pastaj shtyp pjesën e fundit të tij (e ashtuquajtur pjesa e rezervuar) me gishtin tuaj të madh dhe tregues që të nxjerrni ajrin e tepërt nga ai prezervativ. Nëse mbetet ajër në pjesën e rezervuar, prezervativi mund të griset gjatë aktit seksual (dhe ju me siguri nuk e dëshironi një gjë të tillë)! 
  5. Para vendosjës së prezervativit, është edhe një hap tjetër i rëndësishëm – kontrollo nëse prezervativi është i rrotulluar nga ana e jashtme. Mund ta kontrolloni shum lehtë duke fryer prezervativin në mënyrë gjentile (mos e kontrolloni këtë me gishtat tuaj!), Nëse është, atëherë përdorni dorën tjetër për ta shpalosur atë nëpër penisin tënd I cili gjendet në ereksion. 
  6. Nëse ndodh që të kthehet prezervativi nga poshtë lartë, domethënë  se është rrotulluar në anën e kundërt, mos e shpalos. Gjuaje dhe përdore një prezervativ tjetër sepse mund të përmbajë spermë dhe lëng të cilat mund të përhapin infeksione. 
  7. Sigurohu që prezervativi të qëndrojë në vendë gjatë tërë aktit. Nëse bie, përdore një tjetër të ri. 
  8. Mos e përdorni në kombinim me lubrifikantët nga vajërat e ndryshme (apo në kombinim me shllag apo krem çokollade) sepse mund ta dëmtojnë atë. Lubrifikantët nga uji janë në dispozicion në shum dyqane. Ide akoma më pak e mençur është të përdorësh të njejtin prezervativ dy here apo dy prezervativë në të njëjtën kohë. 
  9. Nëse ju ndodh që të griset prezervativi gjatë aktit seksual, atëherë ndërprejeni aktin dhe rivendoseni atë. Në rast se ndodh, është mirë që partneri juaj të merr një tablet pas mëngjesit (por gjithmonë në konsultim me gjinekologun). Kjo do t’ju sigurojë se shtatëzënsia e padëshiruar nuk do të ndodh. 
  10. Pas ejakulimit, nxjerre jashtë penisin përderisa është ende në ereksion, kështu duke u siguruar që prezervativi të mos rrëshqas. Pas kësaj mund ta largoni, por në atë mënyrë që përmbajtja e tij mos të bie në kontakt me trupin e partnerit. 
  11. Hudhe prezervativin në kantën e mbeturinave, e jo në guacen e banjos përderisa ajo mbetet duke notuar në sipërfaqe dhe mund ti befasoj prindërit tuaj pasi që ata kthehen në shtëpi.

 

Shijoje dhe sigurohu!

Mitet për prezervativët

  1. “Preservativi i njejtë mund të ripërdoret.”
    Parashtrohet pyetja: ndoshta edhe mund ta pastroni në makinën e lamjes para se ta përdorni, apo ndoshta është e mjaftueshme ta ktheni në anën tjetër?! 
  2. “Nëse një prezervativ të mbronë nga infeksionet seksualisht transmetuese, dy mund të mbrojnë më shum
    Nëse bie me kokë nga kati parë, akoma më mirë do të rëzohesh nga kati I dytë. Prezervativi nuk është çorapë që të shkoj në Paris! Gjithmonë mbajini dy prezervativë por të ndara. Përdorini një nga një, sepse nëse ishte dashur të përdoren dy, me siguri paketimi kishte me qenë me dy! 
  3. “Vetëm meshkujt blejnë prezervativa!”
    Nëse janë homoseksual, atëherë është OK. Sidoçëtëjetë, që të dytë bëjnë seks si meshkujt poashtu edhe femrat, blerja e prezervativëve nuk duhet të konsiderohet si “punë e meshkujve”. 
  4. “Femrat që bartin me vete prezervativ janë të lehta!
    Meshkujt që mendojnë kështu janë meshkuj të vështirë! Është e vështirë për ta të kuptojnë disa gjëra, por është e lehtë për ta t’i etiketojnë gjërat. Nëse je femër, mundohuni t’ju shmangeni atyre dhe gjithmonë posedoni prezervativë, në protofolin tuaj, pa marrë parasysh prej bisedave të tyre pa sens. 
  5. “Prezervativi është 100 % i sigurt”
    Asnjë gjë në botë nuk është 100 % e sigurt, as prezervativi. Sidomos nëse I ka skaduar afati përdorimit, nëse ka qëndruar në xhepin tuaj, apo nëse nuk është vendosur në mënyre të duhur. Prezervativi është pothuaj 100 % i sigurt, nëse përdoret në mënyrë të duhur. 
  6. “Mashkulli i vërtetë nuk përdor prezervativ.
    E a përdor ai brushë të dhëmbëve? 
  7. “Seksi pa prezervativ është më i shëndetshëm, sepse bëhet shkëmbimi i hormoneve.”
    Gonorrea, kondiloma, HIV-i dhe herpesi nuk janë hormone, por mund të barten me sukses gjatë aktit seksual. 
  8. “Përdorimi i prezervativit është I komplikuar.
    Trajtimi i IST është shum më i thjeshtë!? Ne ju sugjerojmë ta provoni vendosjen e prezervativit disa herë radhazi, dhe pastaj ta lexoni përsëri fjalinë. 
  9. “Nëse nuk jam infektuar deri më tani, nuk do të infektohem as më tutje.”
    Nëse deri tani nuk e keni thyer këmbën, tani mund të provoni ta goditni me çekiç. Apo: nëse deri më tani nuk ju ka godit vetura, tani mundeni lirisht me tejkalu rrugen edhe në të kuqën! Imuniteti nuk kryen punë tek infeksionet seksualisht transmetuese. Nëse nuk jeni infektuar deri më tani, ka shum mundësi që të infektoheni herave tjera. 
  10. “Seksi me prezervativ është njësoj sikur të hash çokollatën me mbështjellës.”
    Ky krahasim me siguri është shpikur nga ndonjëri që shpesh ka ngrënë çokollate me mbështjellës, dhe atij nuk duhet ti besohet. 
  11. “Nëse griset prezervativi, asgjë nuk mund të bëhet.”
    Nëse përdorni prezervativin në mënyrë të duhur, gjasat janë minimale që ai të griset. Nëse ndodh, atëherë partneri juaj mund të përdor tabletën pas mëngjesit. Gjithmonë mund të kontaktoni mjekun për këshilla.