Nuk e di

Jeni gati? …Mendo prap! …Akoma mendon se je gati!  

Nëse përgjigja është pozitive, lexoje tekstin në vijim, të tërin.   

Nëse e dini se me kë kishit pas dëshirë ta bëni, gjëja më e rëndësishme është të flisni hapur me atë person. Vendimin që doni ta bëni atë, si dhe vendimin që ju përfundimisht do të përdorni prezervativ, duhet ta bëni së bashku.   

Koha e duhur nuk e përfshin marrëveshjen në datën dhe orën e saktë për të bërë seks, por përfshinë atë që ju jeni të sigurtë që keni menduar për dëshirat tuaja dhe e dini se çfarë ju pret më pas, nuk do ta keni sensin e pendimit apo keqardhjes, sepse ju keni qenë: të shtyrë, kurioz, emocionalisht të shantazhuar, të dehur apo të droguar, seksualisht të shfrytëzuar. Koha e duhur është koha kur ju jeni të sigurtë që ju jeni të gatshëm, kur e ndjeni dëshirën dhe kur e dini që personi afër jush ndjehet njësoj.   

Gjithashtu është e rëndësishme për ju që të dini se ju gjithmonë mund të thuani jo. Edhe kur partneri juaj dhe ju keni shkuar shumë larg…ju keni të drejtë të ndrroni mendjen dhe të dorëzoheni. Nëse vetëm njëri insiston në mardhënie seksuale, nuk është më seks por dhunim. Përderisa jemi të sigurt se çfarë dëshirojmë, me siguri se nuk e dëshirojmë atë…dhe nuk është reklamë televizive, web faqe për adoleshentët apo film Hollivudian që vendosë për atë, por jemi ne. 

Zanimljivosti

U antičkoj Grčkoj verovalo se da pokazivanje ženskih genitalija tera oluju sa mora.

10 Këshila për herën ë pare

  1. Është shumë e rëndësishme që ju të përzgjedhni me kujdes partnerin.  
    Seksi është shumë më i mirë me dikënd që me të vërtet na pëlqen, më shum se sa me dikënd të rastit dhe që është cool: Aksion!  
  2. Bisedo para dhe bisedo pas.  
    Është mirë të dihet për pritjet që i keni, çfarë ju pëlqen e çfarë jo, dhe çfarë dëshironi herën tjetër.  
  3. Mundohuni të gjeni vendin ku ju mund të ndjeheni mirë dhe ku do të mund të keni privatësi.  
    Nuk do të jetë fare e pëlqyeshme nëse dikush do t’ju ndërhyjë. Toaleti në një klub të natës, vendkalimet apo korridoret e një ndërtese apo një vendparkim i errët – nuk janë lokacione të përkryera për herën e parë.  
  4. Është cool të flisni për eksperiencën tuaj seksuale të parë me njerëzit që ju u besoni, por nuk është cool që nesër e gjithë shkolla, shokët tuaj të Facebook-ut dhe Twitter-it të dijnë se çfarë ka ndodhur mes jush.  
  5. Para herës së parë secili bëhet nervoz, por nuk duhet t’i pini pesë pije që të qetësoheni.
    Nëse jeni të dehur, mund të ndodh që të vendosni gabim prezervativin, të flisni për gjërat prej të cilave mund edhe të turpëroheni, apo edhe të mos mbani në mend eksperiencen tuaj seksuale të parë. 
     
  6. Mos nxitoni në paralojë vetëm pse jeni nervoz!
    Kjo është shumë e rëndësishme sidomos për femrat për të cilat është hera e parë dhe për të cilat kjo eksperiencë mund të jetë pak a shumë e dhimbshme. Paraloja më e gjatë dhe më e ëmbël do të ndihmojë në relaksim dhe është më se e rëndësishme dhe e domosdoshme të zvogëlohet apo edhe të eliminohet tërësisht dhimbja. 
     
  7. Relaksohu!
    Nuk do të bëni seks të mirë, nëse gjatë gjithë kohës mundoheni të fshehni stomakun tuaj apo të mbani gjirin e ngritur lartë. Nëse nuk ndjeheni rehatshëm që duhet të zhvisheni, konsideroni edhe një herë nëse me të vërtet jeni të gatshëm për seksin e parë. 
     
  8. Mos pritni shumë! Jeta nuk është një film i Hollywood-it: nuk ka xhirime të ngadalsuara dhe skena nuk përsëritet kur ju lidheni me partnerin tuaj. Nuk është e nevojshme që të përjetoni orgazëm që në herën e parë, por vet seksi mund të jetë eksperiencë e kënaqshme edhe pa orgazëm. Relaksohu dhe jepi vetës kohë!  
  9. Me siguri ju tani më e dini se femrat zakonisht gjakderdhin në herën e parë.
    Kjo ndodhë për shkak të rupturës së himenit – membranë kjo që ndodhet në hyrje të vaginës. Gjakderdhja nuk është e njejtë te të gjitha femrat, dhe te disa prej tyre nuk ndodh fare. Nëse brengoseni që gjakëderdhja do të jetë e madhe, relaksohu. Me siguri nuk do të jetë. Për çdo rast, pregaditni një peshqir dhe mbajeni afër vetës nëse nuk dëshironi të njolloseni. 
     
  10. PËRDORNI PREZERVATIV!
    Para herës së parë, ushtroni si ta vendosni prezervativin, kështu që nuk do te hasni në pengesa në momentet më të vështira të mundshme. Vajzat e virgjëra mund të mbesin shtatëzënë, sikur të gjitha vajzat e tjera të pjekura seksualisht. Për më tepër, virgjiniteti nuk do të thotë imunitet ndaj sëmundjeve seksualisht transmetuese. Mbani në mend se prezervativi ju mbronë nga shtatëzania por gjithashtu edhe nga sëmundjet seksualisht transmetuese. Mund ta bleni në çdo barnatore, duke e bërë prezervativin një kontraceptiv ideal për herën e pare dhe herat tjera me radhë!
     

Frikat dhe sikletet

SI MUND TA DI NËSE ËSHTË MJAFT I MADH?
Në asnjë mënyrë! Hudhe vizoren dhe fillo të mendosh! Për seks të mirë, nuk ka rëndësi madhësia por aftësitë, dhe ju mund të aftësoheni nëse keni besimë dhe imagjinatë. Gjatësia e një penisi mesatar, te një mashkulli i rritur, është 12.7 deri 14.5 cm. Thellësia e një vagine mesatare është 8 – 10 cm. Është totalisht OK nëse jeni më poshtë ose më lartë mesatarës, por duhet të dini se çdo femër më përpara do të ishte me një të dashur të mençur, gjentil, pasionant dhe me një të dashur më pak “të talentuar”, se sa me një të dashur të ngathët i cili ka një trung nën pantollonat e tij. Dëshmi e kësaj deklarate është një hulumtim i bërë që sipas tij 80% e femrave janë të kënaqura me madhësinë e penisit të partnerit, përderisa 50% e mashkujve janë të kënaqur me madhësinë e organeve seksuale të tyre. Kështu që, gjithçka qëndron në kokën e dikujt! 
 

DUKEM TMERRSHËM KUR ZHVISHEM!
Të gjitha vajzat duken tmerrshëm kur zhvishen! Ja pse shpesh i shohim ato në rroba të dimrit në fotografi artistike dhe tabela reklamimi-billborda!…Natyrisht, kjo është vetëm një shaka. Trupat tonë lakuriq janë gjëja më e bukur që ekziston në natyrë dhe nuk ka asnjë gjë në të që duhet të turpërohemi. Shumë vajza ndjehen të pasigurta për paraqitjen e tyre. Ja pse ato shumë shpesh e krahasojnë vetën me modele të rregulluara me photoshop nga revistat dhe reklamat. Meshkujt nuk e bëjnë këtë dhe në praktikë është dëshmuar se ata shumë më tepër eksitohen nga femrat në realitet, dhe femrat e zhveshura se sa nga ato në kopertinat e revistave të modës. Nëse jeni e relaksuar dhe e eksituar, do të jesh femra më seksi në botë për partnerin tuaj!  
 

ME VJEN TURP T’IU THEM SHOKËVE TË MI QË JAM I VIRGJËR!  
Ndoshta edhe shokëve tuaj iu vie turp, kështu që ata janë duke gënjyer dhe shpikur storie nga filmat pornografik për eksperiencat e tyre. Vetëm pse jeni të virgjër, nuk do të thotë se ju jeni më pak mashkull se ata. Dashnorët e mëdhenjë nuk njihen për atë se çfarë flasin, por për atë se çfarë bëjnë në shtrat. Kështu që, mos folni! Kur të vendosin në këtë rang, vetëm buzëqesh dhe perkujtoju këtë.   

A MUND TË BËJË SEKS GJATË MENSTRUACIONEVE?  
Po, mundeni. Nëse dëshironi, nëse nuk ju vie turp, dhe nëse partneri juaj nuk është prej atyre që i bie të fikët kur sheh gjak. Nëse të dytë e deshironi, atëherë seksi gjate ciklit menstrual është OK, por është e rëndësishme të dihet tregimi që thuhet se femra nuk mund të mbetet shtatëzënë gjatë menstruacioneve është një gënjeshtër e zakontë. Me apo pa cikël, por asnjëherë pa prezervativ!   

ÇFARË NËSE EJAKULOJË SHUMË SHPEJTË?  
Ejakulimi i parakohshëm është një problem që i ndodh pothuajse secilit mashkull, së paku njëherë gjatë jetës së tyre. Kjo në të vërtetë do të thotë se ju keni ejakuluar pa dashje. Nëse kjo nuk ju ndodhë shumë shpeshë, është shumë normale. Partneri juaj nuk do të shokohet nëse ju ndodh kjo. Lirisht mund të pauzoni, të relaksoheni dhe të filloni prap. Egzistojnë disa teknika të praktikoni se si të zgjatë më shumë ereksioni juaj. Një nga to është ushtrimi “go-stop”, të cilin mund ta provoni gjatë masturbimit. Triku është që të pauzoni shkurtimisht gjatë masturbimit kur ndjeheni se do të ejakuloni.   

PSE DUHET TË DHEMBË HERËN E PARË?  
Përgjatë mardhënies së parë seksuale, zakonisht bëhet çarja e cipës së himenit tek femrat. Kjo mund të jetë e dhimbshme, por sa e dhimbshme – është relative dhe individuale. Sa më të eksituar që jeni, dhimbja do të jetë më e dobët…apo më e ëmbël, dhe prandaj më e lehtë për ta përballuar. Nuk duhet të brengoseni për këtë gjë! Nëse ndjeheni se është dhimbje të cilën nuk mund ta përballoni, mund të kërkoni nga partneri juaj që të ndaloj apo të jetë më i butë.   

ÇKA NËSE AI I TREGON TË GJITHËVE QË NE KEMI FJETUR BASHK?  
Nëse ju brengos kjo pyetje, atëherë ju nuk keni mjaftë besim në partnerin tuaj. Mendo sërish! Ndoshta ka arsye për të cilat ju besoni se ai do të përfitoj nga ju. Nëse po, mbajeni në mend që ju nuk jeni dakorduar të bëni seks nëse nuk dëshironi të bëni. Në anën tjetër, nëse kjo çështje është shqetësuese për ju për arsye jo të mira atëherë sigurisht për arsye të pozicionit krejtësisht të ndryshëm në lidhje me seksualitetin e mashkullit dhe të femrës, e cila ekziston në kulturën tonë. Meshkujt dhe femrat janë rriturë në një mënyrë të ndryshme, kështu që konsiderohet se është mirë për meshkujt të bëjnë seks me sa ma shumë femra që iu ipet mundësia dhe femrat që sillen në këtë mënyrë quhen me emra të këqinjë. Ky stereotip nuk duhet të inkurajohet.   

SI TA DI NËSE AJO VËRTETË PËRJETOI NJË ORGAZËM?  
Nëse ajo nuk dëshiron të të tregoi, do të jetë shumë e vështirë për ty ta zbulosh. Natyrisht, që mundesh, dëgjo frymëmarrjen e saj, apo ndiej se si lëviz trupi i saj, por edhe është e vërtetë që vajzat dhe femrat mund të falsifikojnë një orgazëm. Ky fakt zakonisht i frustron djemtë, edhe pse nuk është ndonjë gjë tmerruese: nëse ajo falsifikon një orgazëm me siguri është duke e bërë për ty – kështu që ju mund të jeni më të relaksuar, por edhe të ju tregoj që jeni një dashnor i vërtetë. Në çdo rast, orgazmi i saj nuk është diçka që ju duhet të brengoseni. Nëse ju të dy keni marrëdhënie seksuale të mirë, dhe nëse nëse ju keni besim tek njëri tjetri, ajo me siguri se do t’ju tregoj kur përjeton një orgazëm.