Lidhjet intime

OH OH OR GA ZËM është 
është … është … uuh! KULM 
mi i SEKSIT … uh … uh!

(Këta tre rreshta kanë mbetur të zbrazet, sepse ishim pa koment për një moment)Ta provojmë përsëri!Orgazma është kulmi i marrëdhënies seksuale dhe përveç teshtitjës, është i vetmi process fiziologjik që nuk mund të ndalohet pasi që ka filluar. Orgazma përcjellet nga një ndjesi e fortë e euforisë.  Përfshinë kontraksione dhe çlodhje të pavullnetshme të muskujve dhe sekretim të lëngjeve trupore. Pas orgazmës, ndjehemi për mrekulli sepse orgazma ndikon sekretimin e endorfinës, dhe kjo substancë kimike ndikon në operimin e trurit tonë, zvogëlon dhimbjen dhe papritmas na bën të të ndihemi të lumtur, të fortë dhe të gazmor. Gjatë orgazmës bebëzat e syrit zgjerohen. Rritet sekretimi i gjëndrave të djersës, dhe të dashuruarit pasionant mund të eksperimentojnë ndjenjën e marramendjes apo ndjenjën e humbjës së kontrollit të trupit të tyre. 

Është e rëndësishme të dihet që jo çdo veprim seksual të çon në orgazëm, por pavarësisht nga kjo seksi ende mund të jetë i kënaqshëm. Nëse akoma nuk e keni provuar këtë, nuk është ndonjë gjë e madhe, do t’ju  ndodh kur të relaksoheni dhe kur ndaloni së prituri për të.  Nëse vazhdimisht e shtyni vetën drejt idesë se ju duhet ta provoni orgazmën, ju bën të ndiheni më pak të relaksuar dhe mund ta pengonë kënaqësinë e seksit. Kështu që, relaksohu! Orgazma, ashtu sikur të gjitha gjërat e mira në jetë vijnë papritur dhe befasishëm. 

Zanimljivosti

Najmanji izmeren penis bio je dugačak 1cm.

Orgazma mashkullore

Orgazma mashkullore zgjat deri disa sekonda dhe zakonisht shfaqet me ejakulim. Në aspektin fiziologjik, orgazma tek mashkulli fillon kur sperma mblidhet në gjenitalet e tyre dhe përfundonë pasi që ajo del jashtë. Megjithatë zgjat pak, meshkujt e përshkruajnë atë si “moment i shkurtë në të cilin ata përjetojnë kënaqësi”.   

Orgazmat nuk janë gjithmonë njësoj të forta nëse i arrini ato përmes masturbimit apo duke bërë dashuri më dikend që ju e dëshironi shumë. Djemt e rinjë megjithatë janë të këshilluar që, në momentin që e vërejnë se orgazma po afrohet, ata mundohen ti ngadalsojnë lëvizjet e tyre dhe ti kushtojnë vëmendje ndjenjave të cilat i kanë. Kjo do ta zgjatë orgazmën dhe e bën më të fortë.   

Nuk ka rregulla se sa orgazma me radhë mund ti përjetojë mashkulli. Gjithashtu egzistojnë edhe të ashtuquajturat “orgazmat e thata” në të cilat mashkulli përjeton kulmin, por nuk ejakulon. Kjo zakonisht ndodhë nëse orgazma nuk është në serinë e parë. 

Orgazma femërore

Ka disa teori të ndryshme rreth funksionit të orgazmës femërore. Disa shkencëtarë besojnë se orgazma femërore egziston sepse pas saj femrat relaksohen dhe ngelen të qeta gjë që rrit gjasat e konceptit. Mendimet tjera janë që ajo shkaktohet për shkak të kontraksionit vaginal, që shkaktohet gjatë orgazmës, ndihmon spermën që të hyjë më thellë në trupin e femrës. Asnjëra nga këto teoritë nuk është vërtetuar që do të thotë që orgazma e femrës është një nga gjërat misterioze. Kjo len hapësirë të besohet se ne kemi orgazma për kënaqësi të pastër. Nëse të pëlqen në atë mënyrë – nga dashuria dhe të dashuruarit.   

Orgazma femërore mund të zgjasë më shkurt apo më gjatë, është tërësisht individuale. Disa femra e përshkruajnë orgazmën e tyre që ndodhë sikur “gjujtja ne valë”, përderisa të tjerat thojnë që është sikur një moment, pas së cilit ato ndihen shumë mirë për një kohë të gjatë.   

Një pjesë e rëndësishme e trupit për orgazmën e femrave është i ashtuquajturi klitorisi. Klitorisi ka më shumë se 8,000 mbaresa nervore, duke e bërë atë si pjesën më sensitive të trupit të femrës. Megjithatë, shumica e femrave shumë shpesh e përjetojnë orgazmën e fortë dhe më së lehti duke e stimuluar klitorisin e tyre.   

Femrat përjetojnë orgazmën vaginale gjatë seksit vaginal. Kur mbaresat nervore në muret e vaginës janë të stimuluara në mënyrë të duhur.