Ju jeni duke u rritur! Që kur keni qenë nëntë apo dhjetë vjeç, me siguri keni vënë re se diçka e çuditshme po ndodh në mes të këmbëve tuaja. Organi seksual është në rritje, me qime në rritje rreth tij.
Qimet gjithashtu janë rritur edhe në disa vende tjera po ashtu. Për shembull, në pjesën nënsqetullave… ose edhe më e çuditshmja rriten në fytyrën tuaj kështu që ju kujtohet duke e shikuar veten në pasqyrë ose duke e prekur fytyrën me duar. Së shpejti do të vij koha që të rruheni, për rrojen e mjekrrës për herë të parë, apo ndoshta ju e imagjinoni veten në stilin e Salvador Dali, me mustaqe që ju rrijnë jashtë si antena.
Diçka e çuditshme po ndodhë edhe me zërin tuaj, kur ju flisni, po tinglloni si bas kitarë, edhe pse deri dje ju mund të cicëroni si një zog. Kjo dukuri quhet mutacion, dhe sapo ajo të kalon, ju do të jeni i habitur me atë që ky mutacion lë pas, ajo çka lë është një zë I vërtetë burrëror, I thellë dhe seksi.
E njejta gjë vlen me mustaqet dhe mjekrrën. Dhe në qoftë se ju nuk mund të pëlqeni faktin që ato filluan të rriten, ne pak vite ju do të shihni se si do të ju pëlqejnë. Mjekrra dhe mustaqet do të mbeten, por puçurrat që ju mund ti keni tani, kur do të kalojë kjo periudh e çmendur e pubertetit ato largohen.
Zanimljivosti
Ereksioni dhe ëndrrat e lagura
Ereksioni
Ereksioni është kur organi juaj seksual ngritet, zgjërohet,ngritet nga eksitimi seksual. Ai mund të shkaktohet nga kontakti, shiqimi, mendimet….dhe është shumë mirë nëse mund ta shkaktoni lehtë. Nëse kjo ndodhë në pishinë ju mundë të jeni në siklet, por paramendoni se sa e turpshme kjo do të ishte në qoftë se, në një tjetër situatë, ajo do të dështojë të ndodhë. Burrave ju pëlqen ereksioni I tyre.
Ëndërrat e lagura
Sigurisht, kjo ju ka ndodhur edhe juve që kur jeni zgjuar, keni zbuluar të ngjitur një njollë në boksericat tuaja dhe në jorgan. Kjo do të thotë që keni ëndërruar diqka seksi. Mundohuni të mbani mend këtë ëndërr, ajo mund të jetë interesante!… nëse ju nuk e mbani mend apo se kuptoni, atëherë qka është seksi në këtë ëndërr pa kuptim, por ju duhet të dini që djemtë në moshën tuaj ndonjëherë mund ejakulojnë edhe në një ëndërr. Gjithqka është OK! Kjo do të thotë që organi juaj është duke punuar siq duhet.
Ju mund ti imagjinoni testikujt si një fabrikë e spermës. Është e rëndësishme që prodhimi nuk ka të ndalur edhe natën, në ndrrimin e tretë. Ky fenomen në termin mjeksorë quhet ndotje e natës kurse në zhargon ajo më së shpeshti quhet: ëndërrat e lagura.
Trupi i mashkullit
Hajde, shiqo tash në mes të këmbëve tuaja! Për të kuptuar më mirë se çfarë po ndodh atje, shikoni në këtë vizatim.
Qesja është adresa në të cilën, në trupin e njeriut, gjenden testikujt. Kjo adresë është e rëndësishme sepse aty prodhohet sperma; qelizat seksuale mashkullore, të cilat në vetvete-si një çip kompjuteri, mbajnë kodin gjenetik që, nëse fekondimi ndodh, përcakton gjinin dhe karakteristikat e tjera të fëmijës në të ardhmen. Pasi që ato të piqen, spermatozoidët lëvizin në mbiherdhe (mbitestikuj), ku ata mbeten aty për rreth dy javë, pas së cilës ata transportohen nga kanali, gypi farënxjerrës. Në këtë rrugë, ata udhëtojnë nëpër fshikëzën e farës dhe prostatës, ku aty përzihen me lëngjet tjera që I lejojnë ata të udhëtojnë më shpejt dhe më me lehtësi nëpër trupin e një gruaje.
Në këtë mënyrë sperma është prodhuar nga Fshikëza e farës, dhe ajo është shkarkuar nga trupi I mashkullit gjatë ejakulimit (derdhjes). Ejakulimi është proces me të cilin sperma është liruar nga trupi i njeriut; ajo udhëton nëpër penis dhe del përmes uretrës.
1. Fshlkëza
2. Fshlkëza e farës
3. Kanall, gypl farenxjerres
4. Penlsl
5. Uretra
6. Mblherdhja
7. Testlse
8. Qesja
9. Prostata