Puberteti

Ju jeni rritur dhe gjokset tuaja janë rritur gjithashtu. Si të gjithë bashkëmoshataret tuaja, me gjasë se ju shpenzoni me orë të tëra para pasqyrës të brengosura duke pyetur: A janë ato të mëdha sa duhet?   

Ose pyetja tjetër: A janë ato shumë të mëdha ? … Në periudhën nëpër të cilën jeni duke kaluar, këto pyetje janë shumë normale. Ato nuk ndalen edhe më vonë, edhe gratë të cilat kanë gjokse të vogëla kanë dëshirë t’i kenë më të mëdha, kurse ato të cilat kanë gjokse të mëdha, dëshirojnë t’i kenë më të vogla. Gjithmonë të pakënaqura!   

Sidomos në pubertet, ne nuk jemi të kënaqura sepse brengosemi se ato nuk janë simetrike dhe nuk janë zhvilluar në mënyrë të barabart. Gjatë kësaj periudhe, kjo është shumë normale dhe ju nuk duhet të brengoseni. Do të shihni se për disa vite, ndryshimi në mes dyjave do të bëhet më i vogël. Asgjë në trupin tonë nuk është plotësisht simetrike, duke përfshirë këtu edhe gjoksin.   

Nëse e keni marrë këtë si shqetësim, me siguri se ju keni edhe shqetësime të tjera. Për shembull, qimet. Në mes të këmbëve, ndërsjetulla, në zonën e ijeve, por edhe në pjesë të tjera, si në duar këmbë, të cilat së shpejti do të filloni ti hiqni sepse nuk janë në modë. Në çdo rast “gjithcka që rritet duhet të rritet“, kështu që e njejta ndodh edhe me qimet e femrave . Fakti që ato u paraqitën do të thotë se ju po zhvilloheni siç duhet dhe normalisht.   

Është normale nëse vëreni që jeni lagur atje poshtë. Lëngu që del nga vagina juaj quhet shkarkim dhe bëhet më i shpeshtë gjatë pubertetit. Nëse keni vënë re atë, është vetëm një shenjë tjetër se ju po rriteni në një vajzë të shëndetshme dhe seksualisht të pjekur. 

Zanimljivosti

Prvi vibrator napravljen je u drugoj polovini XIX veka.

Menstruacionet

Oh , jo! Erdhën përsëri !… Nuk ka asnjë vajzë apo grua, që nuk e ka thënë këtë fjali të paktën disa herë në vit, kur ajo kupton se i ka prap ato. Kur vajzat thonë “ I kam ato “, duke mos shpjeguar diçka tjeter, shumë shpesh ato e kanë fjalën për menstruacionet. Ajo është gjakderdhje e cila ndodh një herë në muaj. Pastaj trupi I femrës shkarkon gjakun menstrual dhe me të edhe vezët jo fertile.

Ka vajza të cilat ndihen mirë gjat kësaj periudhe, megjithatë shumica vuajnë nga simptoma të cilat shoqërohen me dhimbje në pjesën e poshtme të barkut kyçe dhe muskuj, shtim oreksi, vjellje, puçërra … Menstruacionet ndonjëherë shpallin nervozë dhe acarueshmëri, dhe këto simptoma fillojnë zakonisht një javë më herët. Kjo periudhë e muajit quhet Sindroma Paramenstruale (SPM). Çdo vajzë dhe grua e përjetojnë atë në mënyra të ndryshme, por ato të gjitha do të pajtohen se SPM nuk është kushtimisht e këndshme.   

Sidoçoftë, menstruacionet nuk janë sëmundje por një fenomen normal dhe natyral. Nga shkarkimi I gjakut menstrual, trupi i femrës pastrohet, dhe megjithse ky fenomen nuk është I këndshëm, ka një efekt të shëndetshëm në trupin e femrës.   

Nëse mendoni që menstruacionet e para ju kanë ardhur herët, mos u brengosni! Pas pubertetit, ju do të shqetësoheni nëse ato ju vonohen. 

Cikli menstrual

Kah fundi pubertetit, lëshimi I vezës së parë që është gati për fekondim ndodh tek vajzat e reja. Lëshohen sepse vezët nuk janë të prodhuara. Çdo vajzë është e lindur me një numër të caktuar të vezëve. Ato janë qelizat më të mëdha në trupin e njeriut. Ato mund të shihen me sy të lirë, dhe janë të mëdha sa një pikë në fund të fjalisë. Çdo muaj, njëra prej tyre piqet dhe lirohet nga vezorja në mënyrë që të bashkohet me spermën. Nëse ata humbin njëri tjetrin veza do të kalbet dhe trupi do ta shkarkoj atë përmes menstruacioneve. Por nëse ata veza dhe spermatozoidi takohen, ndodh shtatzënia. Pavarësisht nga fakti se veza takon apo humb spermën, momenti kur veza e pjekurr del nga vezorja në tubin fallopian quhet ovulacion.   

Ky process ndodh çdo muaj dhe quhet cikël menstrual. Zakonisht, cikli menstrual zgjat nga 22-35 ditë, ku dita e parë e ciklit është dita e parë e fillimit të gjakderdhjes. Tek vajzat menstruacionet mund të jenë të çrregulluara, por atëher kur cikli menstrual ideal është rregulluar, nëse menstruacionet vonohen do të thot se diçka nuk është në rregull. Mund të jetë shenjë e shtatzanisë, por gjithashtu ndonjë ndryshim në organizëm. Prandaj, vajzat dhe gratë I kushtojnë rëndësi të veçante kohëzgjatjes së ciklit të tyre, kur ishte hera e fundit e ciklit të tyre menstrual, dhe kur ato e presin herën tjetër. 

Trupi i femrës

Për të kuptuar më mirë se çfarë po ndodh me trupin tuaj, shih vizatimin e bashkangjitur.   

Në të ju mund të shihni atë që ne nuk mund të shohim, edhe nëse vendosim pasqyrën në ndonjë pozitë shumë të veçantë. Në fakt, është anatomia juaj. 

Ndryshe nga burrat, qelizat seksuale (spermatozoidet) të të cilëve prodhohen pjesën më të madhe të jetës së tyre, vajzat janë të lindura me numër të përcaktuar të vezëve, të cilat janë të vendosura në vezore. Që në moshën e pubertetit, këto vezë fillojnë të piqen. Vezët e pjekura lëvizin poshtë tubit fallopian në mitër. Mitra mbaron në qafën e mitres e cila shtrihet në vaginë. Nëse fekondimi nuk do të ndodh, vezët e pjekura, së bashku me gjakun dhe lëngjet e tjera trupore, lëvizin nga mitra në vaginë, ku prej aty bëhet shkarkimi i tyre gjat menstruacioneve. Prandaj, vonesa e menstruacioneve mund të jetë dëshmi se veza është bashkuar me spermatozoidin në mitër, që do të thot se ka ndodhur shtatëzania. Mitra është një organ muskulor në të cilin rritet fetusi nga ngjizja deri në lindje.   

Kur lind, fëmija del përmes vrimës vaginale, e cila tek gratë nuk është e njejta me vrimën urinare. Vrima urinare dhe vaginale janë të vendosura poshtë njëra tjetrës, dhe janë të mbrojtura nga pjesët e lëkurës, të cilat quhen labia apo buzë. Mbi vrimat urinare dhe vaginale, brenda buzëve, gjendet klitorisi. Ky organ i vogël është shumë I ndjeshëm kështu që mund të thuhet se ai ekziston në trupin e femrës për të shijuar seksin. 

1. Vezorja
2. Tubi fallopian
3. Mitra

4. Qafa e mitrës
5. Vagina
6. Trakti urinar

7. Hyrja vaginale
8. Buzëet e vogla
9. Buzët e mëdha
10. Klitorisi