Ju jeni të kënaqur apo të pakënaqur? Oreksi juaj kurrë nuk ka qenë më i fortë, apo ju nuk keni fare oreks? Ju keni marramendje, faqet tuaja skuqen kur dikush përmend emrin e një personi që ju keni një passion të fortë për të?
E gjithë kjo është shumë mirë! Është e vështirë por është shumë e mirë, sepse të biesh në dashuri është një mënyrë që, perveç pjekurisë seksuale ne arrijmë edhe pjekurinë tonë emocionale dhe kështu bëhemi njerëz më të mirë.
Fillimisht, është e rëndësishme të dini se puberteti është një fazë kur ne jemi të tronditur nga ndryshimet psikologjike dhe trupore. Ndryshimet trupore ndikojnë në ndjenjat tona seksuale, kështu që ne themi se jemi të tërhequr nga njerëzit tjerë, që ata na ndezin dhe jemi të eksituar në praninë e tyre. Këto kushte janë pothuajse gjithmonë të shoqëruara nga emocionet dhe ato emocione janë pasioni dhe dashuria.
Pasioni nuk është njejtë si dashuria. Sepse, në qofëse pasioni shpjegohet më së miri duke i pasur fluturat në stomak, duhet të dini që dashuria është ekuacion shumë më i komplikuar. Me fjalë të tjera, kur biem në dashuri, ne nganjëherë biem në dashuri me veten, që është në nocionin tonë të dashurisë, dhe në idenë tonë rreth personit që ne nuk e njohim mirë.
Pasioni është i shoqëruar nga pasioni i fortë, por kur ne e zbulojmë se personi që ne jemi dashuruar më nuk është i tillë si ne kemi imagjinuar që ai/ajo të jetë, ne mund të qetësohemi….ose të ndjejmë dashurinë e vërtetë ndaj atij personi.
Dashuria është kur, përveç virtyteve, të mirave, ne duam të metat e partnerit tonë. Dashuria është ndërtuar në një marrëdhënie mes dy njerëzve.
Pasioni = Pasion
Dashuria = Pasion + Siguri+ Përgjegjësi + Respekt + Mirkuptim+ …
Dashuria > Pasion
Zanimljivosti
Anët e mira dhe të këqija të pasionit
ANËT E MIRA
- SHËNDETI DHE BUKURIA
Njerëzit e dashuruar kanë sy të ndriçuar. Faqet e tyre skuqen, dhe mungesa e oreksit mund të çojë në një trup të hollë! Gjithashtu, tronditja, adrenalina që ju godet çdo herë që e shihni një njeri të dashur, mendoni për të, apo kur dikush e përmend atë, ka ndikim të madhë ne sistemin kardio-vaskular. - TOLERANCA NDAJ MUZIKËS JO TË MIRË
Për njerëzit e dashuruar, edhe këngët më të këqija tingëllojnë mirë. kështu që nëse ju gjeni vetëveten duke dëgjuar këngën e njejtë romatike deri në pesë herë radhazi, duhet ti pranoni vetes se keni rënë në dashuri ! - FINANCAT DHE KURSIMET
Njerëzit e dashuruar mund të kursejnë në biletat e tyre të transportit: Në vend që ata të marrin një autobus, ata mund të fluturojnë mbi tërë qytetin me krahët në zemrat të tyre. - FRYMËZIMI DHE NDJENJAT E FUQISHME
Nëse nuk do të kishte njerëz të dashuruar, nuk do të kishte poezi, vallëzime joshëse apo komedi romantike! - IMAZHI DHE STILI
Njerëzit e dashuruar gjithëmonë tentojnë të duken bukur. Kështu që njëra nga shenjat e pasionit është shfaqja e papritur e stilit apo imazhit tek një person … Vajza , nëse ju vazhdimisht rregulloni buzëkuqin … Djemë , nëse ju mendoni për ngjyrën e kostumeve që ju shkon më së miri… pranoni vetëvetes se ju keni rënë në dashuri!
ANËT E KQIJA
- SIGURIA NË TRAFIK
Njerëzit e dashuruar janë duke ecur në re. KUJDES: është e mundshme të ndodh ndonjë përplasje me aeroplan! - SHKOLLA DHE NOTAT
Njerëzit e dashuruar dëgjojnë muzikë, ecin nëpër qytet, dalin me të dashurit e tyre dhe perdorin gjithë kapacitetet e tyre intelektuale për të fantazuar rreth të dashurës / dashurit të tyre .Në klasë, njerëzit e dashururar vizatojnë zemra në fletët e fletoreve … dhe të gjitha këto fenomene kanë efekte negative për suksesin në shkollë. KUJDES: Shkenca nuk e ka vërtetuar se a është më e lehtë të përmirësohen dhjetë nota të dobëta apo një zemër e thyer. - XHELOZIA
Nëse jeni diagnostifikuar si i/e dashuruar, kushtoni vëmendje kundërindikimeve. Në shumë raste , duke qenë në dashuri je I shoqëruar nga xhelozia. KUJDES: Kjo gjendje mund të ju bëjë që të bëni gjërat më idiote që një ditë do të ju bëjnë të ndiheni i/e turpëruar, kur nuk jeni të dashuruar më. - FLUTURAT
Rënia në dashuri shpeshë herë përshkruhet me një fjali ‘’Fluturat në stomak”, dhe për këtë arsye mund të shkaktoj shumë probleme në stomak. KUJDES: Njerëzit ende nuk kanë hartuar ndonjë kimikat që është fatal për fluturat por I padëmshëm për traktin digjestiv dhe organet e tjera të vendosura në stomak. Me fjalë të tjera, ju nuk do të jeni në gjendje të ndaloni së qenuri në dashuri kur ju të dëshironi ! - MUNDËSIA E SIKLETIT
Ligji i Murphy vlen edhe për njerëzit në dashuri: Ju do të takoheni me personin që dëshironi në momentet më të këqija, mban plehra ose ju mund të dilni me personin më të mërzitshëm në shkollë. KUJDES: Njerëzit e dashururar duhet të kujdesen ndaj këtyre gjërave, sepse përndryshe ata do të jenë të torturuar nga ndjenja e tmerrshme e sikletit.