Ju nuk e dini, por çfarë duhet të dini është se askush tjetër nuk e di më mirë se ju. Secili prej nesh meriton një kohë të caktuar për të vendosur. Kjo vendosshmëri mund të ndikohet nga opinione të ndryshme sepse çdonjëri ka qëndrimin e vet në lidhje me seksin: familja, mësuesit, njerëzit në shou biz, fqinjtë, shokët, mjekët… Këto opinione reciprokisht dallojnë, kështu që është normale që ju mund të jeni të habitur . Sido që të jetë, ashtu si të gjithë edhe ne kemi të drejtë për opinionin tonë, edhe ti ke të drejtë për tëndin!
Ju vendosni kur, si, me kë dhe ku.
Përndryshe kushdo që ju thotë diçka tjetër, është një mënyrë që ju shtynë ta bëni. Kjo nuk do të thotë se këto cështje nuk do të duhej të konsultohen me njerëzit e afërt, anëtarët e familjes dhe njerëzit në të cilët keni besim, por kjo do të thotë se ne duhet të bëjmë dallimin në mes të shtytjes dhe këshillave me qëllim të mirë.
Së pari seksi është shumë i rëndësishëm në jetën e secilit, kështu që është më se e rëndësishme të pregaditemi për të. Ne jemi të gatshëm kur mendjen dhe ndjenjat i vendosim ne harmoni me trupin tonë. Natyrisht, është e rëndësishme të jemi të informuar mirë për pasojat e mudshme të seksit, po aq mirë edhe për mënyrat se si ta mbrojmë vetën nga çdo gjë që ne nuk e dëshirojmë. Prezervativi do të na mbrojë nga shtatëzënsia e pa planifikuar dhe infeksionet. Por, nga zemra e thyer ne mund ta mbrohemi vetëm nëse jemi të sigurt që po hyjmë në një lidhje seksuale me personin e duhur, në mënyrë të duhur dhe në kohë të duhur. Poashtu, është shumë e rëndësishme të flitet për seksin.
Nuk është as lehtë as e këndshme të fillohet kjo bisedë, sepse në traditën tonë ka disa besime, tabu në lidhje me seksualitet. Disa çifte duket se e kanë më të lehtë të bëjnë seks se sa të flasin hapur për seks. Në anën tjetër, në rrethin tuaj me siguri ka shumë prej të cilëve flasin shumë për seks. Nëse nuk ndiheni rehat para tyre sepse nuk keni eksperiencë seksuale, mbani në mend se për seks të mirëfilltë numri, gjatësia dhe kohëzgjatja nuk janë të rëndësishme, por tërheqja dhe besimi i dyanshëm. Besimi për të cilin po flasim ne, nënkupton që ne mund të bisedojmë me njëri tjetrin për gjërat që mund ti bëjmë së bashku.
Zanimljivosti
Miratimi
JO NËNKUPTON: JO!!!
Fjala JO, në gjuhën tonë nënkupton mohim. Kjo rregull e mirënjohur gramatikore është vlerë special kur i referohemi seksit. Nëse partneri juaj thotë jo, në asnjë rast nuk nënkupton PO apo NDOSHTA. Insistimi në marëdhënie seksuale nënkupton përpjekje për presion mbi personin tjetër, shantazh atë person, konfuzitet dhe detyrim i atij personi të bëjë diçka që ai/ajo nuk dëshiron. Seksi pasi që është thënë qartë JO konsiderohet si një ofendim. Prandaj është shumë e rëndësishme t’i kushtohet rëndësi partnerit tuaj. Nëse veproni kështu atëherë lëvizjet e tij/saj qartë do t’ju tregojnë nëse është e nevojshme të ndaloni.
Nëse nuk jeni të sigurtë, pytni:
A është në rregull me këtë?
A dëshiron të vazhdoj?
A dëshiron të ndalem?
Për pyetjet PO/JO, vetëm dy përgjigje mund të ipen.
PO nganjëherë nënkupton NDOSHTA, por JO është gjithmonë JO! HESHTJA nuk është e barabartë me pëlqimin. Për më tepër: në disa situata, heshtja e partnerit tuaj mund të nënkuptoj se nuk ndihet rehat të të refuzojnë.
Presioni bashkmoshatarëve
Ne të gjithë e kemi bërë, përveç teje! A dëshiron të mbetesh i virgjër për tërë jetën? Njeri, a po don që secila femër me kon me ma shum eksperiencë se sa ti a? Nuk ke sapun ndër pantolla që të hargjohet! Kur – nëse jo tani, përderisa jemi të ri?
Këto dhe qëndrime të ngjajshme, janë shembuj tipik për presion të bashkmoshatarëve. Natyrisht, është shumë mirë kur jemi në rrethin e shoqërisë, kur jemi të preferuarit ndër shokët tanë dhe kur e tërë shkolla mendon se ne jemi cool. Kjo nuk do të thotë se ne duhet t’i kushtojmë vëmendje këtyre komenteve, as që të mendojmë se jemi më pak cool, vetëm sepse nuk kemi bërë seks akoma.
Humbja e virgjinitetit me mashkullin e parë që të kalon afër, nuk është mënyrë e mirë të jeshë femra më e mirë në shkollë! Përkundrazi. Nëse përfshihesh në seks vetëm për atë arsye, shansat janë më të mëdha se nesër do të ndihesh shumë keq.
Gjithashtu, nuk je djali më i mirë nëse dëshiron të bësh seks vetëm se ta dëshmosh vetvehtën se je mashkull para shoqërisë tuaj. Cool djalë është ai i cili e din që burrëria nuk ka nevojë të dëshmohet. Kështu që, mos i dëgjo “tregimet e gjyetisë” dhe bindjet. Nëse dëshiron që dikush tjetër të ju dëgjoj, është e rëndësishme që së pari ta dëgjoni vetën.
Presioni mediave
Nuk kemi arsye ta gënjejmë vehtën: ne jetojmë në botë pornografike. Seks reklamat shiten në çdo anë. Prej gomave të automobileve dhe kozmetikës deri te supat. Përderisa ne ecim rrugëve tabelat reklamuese shikojnë drejt neve me qindra trupa të zhveshur në to. Revistat e femrave na ofrojnë “këshilla të vogla për seks të çmendur” përderisa revistat e meshkujve na ofrojnë fotografi të yjeve të pornografisë të rregulluara me photoshop. Në internet, rregullisht na ekspozohen në ekran seks videot, dhe në TV sulmohemi nga skenat erotike. Tekstet e këngëve pothuajse gjithmonë kanë përmbajtje të dashurise, dhe është në rritje numri i atyre rep hit këngëve që i këndojnë seksit, të cilat i përjashtojnë emocionet.
Për arsye të këtyre zërave dhe ngatërresave, mund të ndiheni që keni jetë seksuale më të keqën në botë. Megjithëse secili prej nesh nganjëherë turbullohet nga këto dyshime, duhet të dini se imazhi i mediave të botës nuk është real. Femrat nga kopertina e revistave femërore duken më mirë se të gjitha femrat lexuese te këtyre revistave. Ato në të vërtetë duken më mirë se vetvetja e tyre, natyrale. E njejta gjë vlen edhe për aktoret e pornografisë, ereksioni i të cilëve duket sikur një konstante natyrale e pathyeshme. Përderisa shikoni film pornografik, ju harroni se filmi editohet, kështu që jeta jonë seksuale private gjithmonë parqitet më keq se sa materiali i edituar. Kështu që, fike televizionin dhe harroji faqet me shumë ngjyra nga revistat!
Jeta seksuale e juaja është brenga juaj!
Mos lejoni të pengohet nga ata të cilët kanë për qëllim t’ju shesin: revista, DVD, anti-zbokth shamponat apo modelet e reja të atleteve.
Fakti që jetojmë në kulturë të rënduar seksuale, dëshmon se ne kemi më shumë kërkesa për seks se sa që e praktikojmë në realitet.
Presioni i familjes
Në familjet tradicionale seksualiteti femëror përceptohet shumë më ndryshe se sa seksualiteti mashkullor. Duke pasur parasysh që ne jetojmë në një kulturë patriarkale, egziston një opinion i gjërë që është shumë normale për nje djalë të ri të përfshihet në lidhje seksuale në moshë të re dhe nuk konsiderohet si e padrejtë nëse kanë më shumë partnere. Në anën tjetër, virgjiniteti, përulësia dhe besnikëria janë vlera të femrave. Dhe përderisa djemtë e rinjë të cilët kanë partnere të shumta janë cool, dhe vajzat të cilat kanë partner të shumtë etiketohen me terme jo shumë të sjellshme.
Nuk ka rëndësi a jeni mashkull apo femer i/e re, një edukim i tillë mund të ndikojë shumë në vendimin tuaj për atë se me kë, ku dhe si doni të bëni seks. Për më tepër është shumë e rëndësishme edhe një herë që vendimi të cilin e merrni të jetë vetëm i juaji dhe që ai ka efekt vetëm tek ju. Prandaj, është e rëndësishme që të jeni në dijeni për sistemin dy anësorë të vlerave dhe mos ta pranoni atë në jetën tuaj. Djemtë e rinjë dhe Vajzat e reja nuk janë njësoj, por duhet të jenë të barabartë! Kjo nënkupton se ata kanë të drejta të barabarta të marrin vendime për jetën e tyre intime, emocionale dhe seksuale pa frikë për dënimin apo talljen nga shoqëria.
Familjet tona deshirojnë çfarë është më e mira për ne. Sido që të jetë, kur bëhet fjalë për seks, më e mira është çfarë ne dëshirojmë. Çdo gjë tjetër është jo relevante!
Seksi, drogat & alkoholi
Alkoholi dhe drogat na bëjnë t’i harrojmë limitet tona, humbim edhe kontrollin. Shumë lehtë mund të ju ndodh që të bëni seks pa mbrojtje, apo edhe më keq – seksin që nuk e dëshironi.
Pijet dhe marihuana na ndihmojnë që të çmendemi, por gjithashtu edhe ti “tërheqim” problemet. Nuk është e thënë të jetë vetëm sëmundje seksualisht transmetuese apo fëmi i pa planifikuar. Tani më është mjaftë e komplikuar nëse është vajzë/djalë që nuk do t’ju kishte pëlqyer të ndodhte përderisa jeni heteroseksual.
Edhe pse në kulturën tonë zakonisht konsiderohet që mashkulli nuk mund të dhunohet, duhet të mbani në mend se seksi i padeshirueshëm është gjithashtu një lloj dhunimi. Nëse jeni nën ndikimin e alkoholit apo droges, edhe një vajzë e rëndomtë do të kishte mundësinë t’ju qonte në shtrat. Nga kjo prespektivë, kjo mund të tingëlloj cool, por imagjinoni si do të ndiheshit kur të zgjoheni në mëngjes në një apartament të një fqinji pa dhëmbë i cili ju ka gjuajtur me ujë nga dritarja kur keni qenë i vogël, apo te zgjoheni në mëngjes pranë shoqës së ngushtë të motrës suaj të vogël me të cilën ju kurrë nuk keni pasur ndonjë plan.
Nuk është e lehtë për njerëzit e dehur as të vendosin qelësin në vrimë. Imagjinoni se sa të vështirë e kanë të vendosin prezervativin në mënyrën e duhur…kur ta kujtoni se e keni vetëm një të vetëm!!!