Kush jemi ne?

KUSH JEMI NE!

Bonu burrë …ndrroj rregullat!
Bonu burrë …kujdesu për veten!

Kujdessex.net është web faqe e cila u krijua nga anëtarët e klubeve ‘’BONU BURRË’’
Këto klube, në shumë shkolla të mesme, ekzistojnë që nga viti 2009, dhe djemtë e rinjë që mbledhen në këto klube besojnë se burrat e vërtetë nuk janë të dhunshëm, ata udhëheqin një jetë të shëndoshë, respektojnë vajzat, dhe natyrisht:
Ata dinë gjithqka që duhet ditur rreth mardhënieve seksuale dhe përgjegjësitë e sjelljes seksuale.

Ne kemi dizajnuar këtë web faqe si një fletore online, e cila na shërben për të ripërtërirë njohuritë tona. Si miq të mirë, ne e ndajmë këtë fletore me të gjith meshkujt dhe femrat bashkemoshatarë, të cilët janë të trazuar nga pyetjet dhe shqetësimet lidhur me seksualitetin, maturinë seksuale, rënjen në dashuri, shëndetin riprodhues, lloje të kontracepsionit dhe mbrojtjes kundër infeksioneve seksualisht të transmetueshme. Përmes web faqes ne duam të percjellim tek burrat dhe gratë e reja diqka që ne kemi mësuar në sesionet, trajnimet dhe punëtorit e ndryshme, të organizuara nga klubet tona. Të gjitha këto programe janë hartuar për të na ndihmuar të bëhemi njerëz të shëndoshë dhe të suksesshëm, kështu që ne shpresojmë se do të ju ndihmojmë të gjithë atyre të cilët do të vizitojnë këtë web faqe.

Përveç njohurive dhe aftësive të dobishme që ne kemi marrë, në klubet ‘’BONU BURRË’’ ne shoqërohemi dhe organizojmë aktivitete dhe ngjarje zbavitëse, përmes të cilave ne promovojmë, barazinë gjinore, jemi kundër dhunës, por jemi pro stileve të shëndosha të jetës, krijimtarinë, imagjinatën dhe përgjegjësinë.
Natyrisht, ne ju ftojmë të na bashkoheni!

Fillimisht klubet ‘’BONU BURRË’’, së bashku me të rinjët nga gjithë rajoni, janë themeluar nga organizata rinore të cilët na ndihmojnë edhe sot në të gjitha programet dhe aktivitetet tona.
Altruist (Mostar) Perpetuum Mobile (Banja Luk)
Centar E8 (Beograd) Status M (Zagreb)
Peer Educators Network-PEN (Prishtinë) Centar za razvoj zajednica ( Mitrovicë)
XY Asocijacija (Sarajevë).

Organizatat e cekura mw poshtw janw gjithashtu tw pwrfshira nw aktivitetet tona: SMart Kolektiv (Beograd), Instituto Promundo (Brazil) dhe ICRW (USA).

Gjithqka që ne bëjmë në fakt është pjesë e një projekti më të madh të quajtur ‘’ Burrat e rinjë si aleat në parandalimin e dhunës në Ballkanin Veri-perendimor’’. Ky projekt është duke u implementuar me mbështetjen nga CARE International North-West Balkans dhe Ministria e punëve të jashtme të mbretërisë së Norvegjisë.
Për më shumë informata rreth ndodhive në këtë projekt, vizito faqen zyrëtare të klubit ‘’BONU BURRË’’ në Facebook:
https://www.facebook.com/pages/Klubi-Bonu-Burr%C3%AB/158050367627203

Klikoni Like në Facebook dhe na shkruani, nëse keni ndonjë pyetje që sju kemi përgjigjur!

KBB