Vajzat në pubertet

Ju jeni rritur dhe gjokset tuaja janë rritur gjithashtu. Si të gjithë bashkëmoshataret tuaja, me gjasë se ju shpenzoni me orë të tëra para pasqyrës të brengosura duke pyetur: A janë ato të mëdha sa duhet?

Ose pyetja tjetër: A janë ato shumë të mëdha ? … Në periudhën nëpër të cilën jeni duke kaluar, këto pyetje janë shumë normale. Ato nuk ndalen edhe më vonë, edhe gratë të cilat kanë gjokse të vogëla kanë dëshirë t’i kenë më të mëdha, kurse ato të cilat kanë gjokse të mëdha, dëshirojnë t’i kenë më të vogla. Gjithëmonë të pakënaqura!

Sidomos në pubertet, ne nuk jemi të kënaqura sepse brengosemi se ato nuk janë simetrike dhe nuk janë zhvilluar në mënyrë të barabart. Gjatë kësaj periudhe, kjo është shumë normale dhe ju nuk duhet të brengoseni. Do të shihni se për disa vite, ndryshimi në mes dyjave do të bëhet më I vogël. Asgjë në trupin tonë nuk është plotësisht simetrike, duke përfshirë këtu edhe gjoksin.

Nëse e keni marrë këtë si shqetësim, me siguri se ju keni edhe shqetësime të tjera. Për shembull, qimet. Në mes të këmbëve, ndërsjetulla, në zonën e ijeve, por edhe në pjesë të tjera, si në duar këmbë, të cilat së shpejti do të filloni ti hiqni sepse nuk janë në modë. Në çdo rast “gjithcka që rritet duhet të rritet“, kështu që e njejta ndodh edhe me qimet e femrave . Fakti që ato u paraqitën do të thot se ju po zhvilloheni siç duhet dhe normalisht.

Është normale nëse vëreni që jeni lagur atje poshtë. Lëngu që del nga vagina juaj quhet shkarkim dhe bëhet më i shpeshtë gjat pubertetit. Nëse keni vënë re atë, është vetëm një shenjë tjetër se ju po rriteni në një vajzë të shëndetshme dhe seksualisht të pjekur.

« Previous | Next »