Trupi i mashkullit


Hajde, shiqo tash në mes të këmbëve tuaja!
Për të kuptuar më mirë se çfarë po ndodh atje, shikoni në këtë vizatim.

Qesja është adresa në të cilën, në trupin e njeriut, gjenden testikujt. Kjo adresë është e rëndësishme sepse aty prodhohet sperma; qelizat seksuale mashkullore, të cilat në vetvete-si një çip kompjuteri, mbajnë kodin gjenetik që, nëse fekondimi ndodh, përcakton gjinin dhe karakteristikat e tjera të fëmijës në të ardhmen.
Pasi që ato të piqen, spermatozoidët lëvizin në mbiherdhe (mbitestikuj), ku ata mbeten aty për rreth dy javë, pas së cilës ata transportohen nga kanali, gypi farënxjerrës. Në këtë rrugë, ata udhëtojnë nëpër fshikëzën e farës dhe prostatës, ku aty përzihen me lëngjet tjera që I lejojnë ata të udhëtojnë më shpejt dhe më me lehtësi nëpër trupin e një gruaje.

Në këtë mënyrë sperma është prodhuar nga Fshikëza e farës, dhe ajo është shkarkuar nga trupi I mashkullit gjatë ejakulimit (derdhjes). Ejakulimi është proces me të cilin sperma është liruar nga trupi i njeriut; ajo udhëton nëpër penis dhe del përmes uretrës.

« Previous | Next »