Trupi i femrës

Për të kuptuar më mirë se çfarë po ndodh me trupin tuaj, shih vizatimin e bashkangjitur.

Në të ju mund të shihni atë që ne nuk mund të shohim, edhe nëse vendosim pasqyrën në ndonjë pozitë shumë të veçantë.
Në fakt, është anatomia juaj.

Ndryshe nga burrat, qelizat seksuale (spermatozoidet) të të cilëve prodhohen pjesën më të madhe të jetës së tyre, vajzat janë të lindura me numër të përcaktuar të vezëve, të cilat janë të vendosura në vezore. Që në moshën e pubertetit, këto vezë fillojnë të piqen. Vezët e pjekura lëvizin poshtë tubit fallopian në mitër.
Mitra mbaron në qafën e mitres e cila shtrihet në vaginë. Nëse fekondimi nuk do të ndodh, vezët e pjekura, së bashku me gjakun dhe lëngjet e tjera trupore, lëvizin nga mitra në vaginë, ku prej aty bëhet shkarkimi i tyre gjat menstruacioneve. Prandaj, vonesa e menstruacioneve mund të jetë dëshmi se veza është bashkuar me spermatozoidin në mitër, që do të thot se ka ndodhur shtatëzania. Mitra është një organ muskulor në të cilin rritet fetusi nga ngjizja deri në lindje.

Kur lind, fëmija del përmes vrimës vaginale, e cila tek gratë nuk është e njejta me vrimën urinare. Vrima urinare dhe vaginale janë të vendosura poshtë njëra tjetrës, dhe janë të mbrojtura nga pjesët e lëkurës, të cilat quhen labia apo buzë. Mbi vrimat urinare dhe vaginale, brenda buzëve, gjendet klitorisi. Ky organ i vogël është shumë I ndjeshëm kështu që mund të thuhet se ai ekziston në trupin e femrës për të shijuar seksin.

« Previous | Next »