Thashethemet,intrigat dhe gënjeshtrat për tableta

  1. “Përdorimi i tabletave kontraceptive zvogëlon fertilitetin”
    Po, edhe kur pin kafe – të rritet bishti! Tabletat kontraceptive përmbajnë hormone që parandalojnë ovulimin. Kur nuk i konsumon më, mund të mbeteni shtatëzënë sërish. Konsumimi i tabletave nuk ka efekt në ç’rregullimin e fertilitetit, shtatëzënsisë apo të fëmiut.
  2. “Tabletat kontraceptive janë të dëmshme për shëndetin e gruas!”
    Natyrisht, ashtu si të gjithë që pajtohen se ushtrimet janë të dëmshme për shëndetin. Shkencëtarisht është e vërtetuar se tabletat moderne zvoglojnë rrezikun e shum sëmundjeve (si inflamacionin e vezoreve apo cistet e vezoreve), zvogëlojnë paraqitjën e akneve në lëkurë, dhe mundësinë e përhapjës së karcinomës së vezoreve dhe qafës së mitrës që është më e vogël tek gratë të cilat përdorin tableta kontraceptive se sa tek gratë tjera.
  3. “Mund t’i përdorë tabletat e motrës apo të shoqës”
    A mund t’i mbathni edhe këpucët e tyre, nëse këmbet e tyre janë më vogla se tuajat? Tabletat kontraceptive përshkruhen individualisht për secilën femër. Nuk duhet t’i konsumoni pa konsultim me mjekun apo sporadik.
  4. “Tabelat kontraceptive më mbrojnë nga infeksionet seksualisht transmetuese?”
    Fjala kontracepsion do të thotë parandalimi i shtatëzanisë. Prandaj, të mbrojnë nga shtatëzënia, por nuk është e vetmja gjë e cila mund të ndodh nga seksi.
  5. “Sa më herët që filloj t’i konsumoj tabletat, jam e mbrojtur nga shtatëzënsia?”
    Sa më herët që filloj të mbajë diet, do të jem i dobët! Sa më herët që filloj të mësoj, nota ime mesatare do të jetë 5.0!…Natyrisht që jo. Tabletat konraceptive marrin ca kohë për të dhënë efekt. Nëse vendosni t’i konsumoni atëherë konsultohuni së pari me gjinekologun për këtë qështje.
  6. “Tabletat kontraceptive i dobësojnë femrat dhe i zhdukin puçrrat!”
    Disa femra edhe mund të kenë përvoja të tilla, por kjo nuk është rregull. Kështu që mos i mendoni tabletat kontraceptive si tableta për zbukurim.
  7. “Nëse harroj ta konsumoj tabletën, mund ta marr me vonë!”
    Nëse mbetesh shtatëzënë, do të jetë shum vonë! Në mënyrë që tableta kontraceptive të ketë efekt, ajo duhet të merret në kohën e caktuar. Kështu që kurdisni alarmet dhe përkujtuesit tjerë, shkruajeni në ditar, kalendarin e Googel-ës dhe në telefonat tuaj! Mund të vonoheni në takimin me të dashurin tuaj, por jo edhe me tabletat!

« Previous | Next »