Testi i HIV

HIV_test
HIV – virusi i cili e shkakton SIDËN, virus ky për të cilin qarkullojnë storiet më të frikshme. Kjo arsyetohet me faktin se shërimi për SIDËN akoma nuk është zbuluar…Sidoçëtëjetë, në të gjitha storiet për të, ka shum gënjeshtra, paragjykime dhe stereotipe që vetëm e ndihmojnë virusin të përhapet më shpejtë.

SIDA është sindrom i dobësimit të imunitetit gjatë infeksionit me HIV. Fajëtori kryesor i për këtë infeksion është HIV (Virusi i imunodeficiencës njerëzore) i cili sulmon qelizat që janë pergjegjëse për mbrojtjën natyrale të trupit – sistemit imunitar. Është shum e rëndësishme të dihet që HIV dhe SIDA nuk janë e njejta gjë: një person që jeton me HIV jo me doemosdos ka SIDËN, por personi qe e ka SIDËN patjetër që është i infektuar me HIV. HIV-i bartet seksualisht ose me ndrimin e lëngjeve trupore (gjak, secret vaginal, qumësht të gjirit dhe spermë).

Të gjithë personat aktivë të cilët kanë pasur mardhënie seksuale pa prezervativë, duhen të testohen për këtë virus, sepse është shum e rrezikshme, nuk tregon simptoma për një kohë të gjatë, në disa raste më shum se dhjet vite.

Shërimi për këtë virus akoma nuk është zbuluar dhe terapia që përdoret është kombinim i barërave antivirale dhe ato për ngritjen e imunitetit dhe zgjatjen e jetës së njerëzve që jetojnë me HIV.

Gjithashtu është shum e rëndësishme të dihet e vërteta: të jesh HIV pozitiv NUK DO TË THOTË që je në stadin e SIDËS. Njerëzit që jetojnë me këtë virus mund të jenë njerëzit të cilët duken totalisht të shëndoshë, njerëz që ndihen mire dhe nuk kanë simptoma. I infektuar – pa e ditur, mund të jetë ndonjëri prej nesh që ka bërë seks pa masa mbrojtëse.

HIV virusi nuk është virus që i infekton vetëm përdoruesit e drogave, homoseksualët dhe ata të cilët kanë shum partnerë. Nuk vie si formë e ndëshkimit për sjellje të rrezikshme! Sikur ndonjë virus tjetër mund të sulmojë çdonjërin poashtu është e mjaftueshme edhe vetëm një akt seksual pa masa mbrojtëse.

Ky virus mund të jetë prezent për një kohë të gjatë në organizmin tonë pa simptoma. Një person mund të jetojë me HIV! Edhe pse nuk ka shërim për HIV-in, është e rëndësishme të dihet seegzistojnëmedikamente shum të mira që mund ta zgjasin progresin e tij. Kjo nënkupton se njerëzit që jetojnë më HIV mund të ndihmohen që most a arrijnë stadin e SIDËS asnjëherë. Trajtimi, natyrisht, kërkon ndryshime në stilin e jetës suaj, por ato ndryshime nuk janë edhe aq drastike që mund të thuhet se të jetosh me HIV është shum më ndryshe.
Sikur edhe infeksionet tjera, është e rëndësishme që prezenca e HIV-it të zbulohet sa më herët. Nëse trajtimi fillon me kohë, gjasat janë shum më të vogla të arrihet ne stadin e SIDA-së.
Për më tepër, definitivisht duhet të testoheni për HIV!
TESTOHUNI! INKURAJONI TË GJITHË NJERËZIT QË JU KUJDESENI PËR TA,
TË TESTOJNË VETVETËN!

Hudhni paragjykimet se kjo sëmundje është më e “fëlliqur” se të tjerat. Asnjë sëmundje nuk i zgjedh viktimat dhe virusit nuk I intereson se në organizmin e kujt do të sistemohet. Njerëzit që jetojnë me HIV kanë nevojë për mbështetje të familjës dhe shokëve…në të njejtën mënyrë ashtu sikur edhe njerëzit e tjerë vuajnë nga ndonjë sëmundje tjetër.

Testimi në Kosovë është anonim, pa pagesë dhe vullnetarisht. Pasi që e lexoni këtë artikull, ne ju inkurajojmë të vendosni dhe të vini në ndonjërën nga qendrat për kosultim dhe testim në Kosovë.

Klinika infective –QKUK, Prishtinë

 


« Previous | Next »