Orgazma mashkullore

Orgazma mashkullore zgjat deri disa sekonda dhe zakonisht shfaqet me ejakulim. Në aspektin fiziologjik, orgazma tek mashkulli fillon kur sperma mblidhet në gjenitalet e tyre dhe përfundonë pasi që ajo del jashtë. Megjithatë zgjat pak, meshkujt e përshkruajnë atë si “moment i shkurtë në të cilin ata përjetojnë kënaqësi”.

Orgazmat nuk janë gjithmonë njësoj të forta nëse i arrini ato përmes masturbimit apo duke bërë dashuri më dikend që ju e dëshironi shumë. Djemt e rinjë megjithatë janë të këshilluar që, në momentin që e vërejnë se orgazma po afrohet, ata mundohen ti ngadalsojnë lëvizjet e tyre dhe ti kushtojnë vëmendje ndjenjave të cilat i kanë. Kjo do ta zgjatë orgazmën dhe e bën më të fortë.

Nuk ka rregulla se sa orgazma me radhë mund ti përjetojë mashkulli. Gjithashtu egzistojnë edhe të ashtuquajturat “orgazmat e thata” në të cilat mashkulli përjeton kulmin, por nuk ejakulon. Kjo zakonisht ndodhë nëse orgazma nuk është në serinë e parë.

 

«Prev|Next»