Orgazma femërore

Ka disa teori të ndryshme rreth funksionit të orgazmës femërore. Disa shkencëtarë besojnë se orgazma femërore egziston sepse pas saj femrat relaksohen dhe ngelen të qeta gjë që rrit gjasat e konceptit. Mendimet tjera janë që ajo shkaktohet për shkak të kontraksionit vaginal, që shkaktohet gjatë orgazmës, ndihmon spermën që të hyjë më thellë në trupin e femrës. Asnjëra nga këto teoritë nuk është vërtetuar që do të thotë që orgazma e femrës është një nga gjërat misterioze. Kjo len hapësirë të besohet se ne kemi orgazma për kënaqësi të pastër. Nëse të pëlqen në atë mënyrë – nga dashuria dhe të dashuruarit.

Orgazma femërore mund të zgjasë më shkurt apo më gjatë, është tërësisht individuale. Disa femra e përshkruajnë orgazmën e tyre që ndodhë sikur “gjujtja ne valë”, përderisa të tjerat thojnë që është sikur një moment, pas së cilit ato ndihen shumë mirë për një kohë të gjatë.

Një pjesë e rëndësishme e trupit për orgazmën e femrave është i ashtuquajturi klitorisi. Klitorisi ka më shumë se 8,000 mbaresa nervore, duke e bërë atë si pjesën më sensitive të trupit të femrës. Megjithatë, shumica e femrave shumë shpesh e përjetojnë orgazmën e fortë dhe më së lehti duke e stimuluar klitorisin e tyre.

Femrat përjetojnë orgazmën vaginale gjatë seksit vaginal. Kur mbaresat nervore në muret e vaginës janë të stimuluara në mënyrë të duhur.

«Prev|Next»