Orgazëm

OH OH OR GA ZËM është
është … është … uuh! KULM
mi i SEKSIT … uh … uh!(Këta tre rreshta kanë mbetur të zbrazet, sepse ishim pa koment për një moment)Ta provojmë përsëri!Orgazma është kulmi i marrëdhënies seksuale dhe përveç teshtitjës, është i vetmi process fiziologjik që nuk mund të ndalohet pasi që ka filluar. Orgazma përcjellet nga një ndjesi e fortë e euforisë.  Përfshinë kontraksione dhe çlodhje të pavullnetshme të muskujve dhe sekretim të lëngjeve trupore. Pas orgazmës, ndjehemi për mrekulli sepse orgazma ndikon sekretimin e endorfinës, dhe kjo substancë kimike ndikon në operimin e trurit tonë, zvogëlon dhimbjen dhe papritmas na bën të të ndihemi të lumtur, të fortë dhe të gazmor. Gjatë orgazmës bebëzat e syrit zgjerohen. Rritet sekretimi i gjëndrave të djersës, dhe të dashuruarit pasionant mund të eksperimentojnë ndjenjën e marramendjes apo ndjenjën e humbjës së kontrollit të trupit të tyre.

Është e rëndësishme të dihet që jo çdo veprim seksual të çon në orgazëm, por pavarësisht nga kjo seksi ende mund të jetë i kënaqshëm. Nëse akoma nuk e keni provuar këtë, nuk është ndonjë gjë e madhe, do t’ju  ndodh kur të relaksoheni dhe kur ndaloni së prituri për të.  Nëse vazhdimisht e shtyni vetën drejt idesë se ju duhet ta provoni orgazmën, ju bën të ndiheni më pak të relaksuar dhe mund ta pengonë kënaqësinë e seksit. Kështu që, relaksohu! Orgazma, ashtu sikur të gjitha gjërat e mira në jetë vijnë papritur dhe befasishëm.

 

«Prev|Next»