Masturbimi

Masturbimi është diçka që shumica e njerëzve mendojnë se ne të gjithë jemi të turpëruar të flasim për atë. Arsyet për këtë duhen të kërkohen në histori gjatë së cilës tregimet e frikshme dhe të çuditshme kanë qenë të ndërlidhura me vetë-kënaqësinë: fakti që tregon se është zvogëluar fertiliteti deri në pikën që ka shkaktuar humbje të vizionit. Asnjë nga këto tregime nuk është e vërtetë dhe tani ne e dimë për faktin që vet-kënaqësia është e sigurt dhe e shëndetshme.

Vetë-kënaqësia në të vërtetë është fantasia për seksin përderisa ne prekim vetën në mënyrën e cila na eksiton. Për shumicën e meshkujve dhe femrave të reja, vetë-kënaqësia është përvoja e parë e cila zbulon ndjenjat e tyre seksuale dhe instiktet natyrale.

Është e shëndetshme, sepse relakson dhe zvogëlon tensionin seksual. Është i dobishëm, sepse në këtë mënyrë ne arrijmë ta njohim trupin tonë dhe i përceptojmë dëshirat tona. Masturbimi është mënyrë e cila na ndihmonë të zbulojmë orientimin tonë seksual, po ashtu edhe gjërat tjera që na pëlqejnë, që na ndezin dhe që na jApin kënaqësi.Personat që zbulojnë trupin e tyre për vetë kënaqësi,do të jenë më të gatshëm ti tregojnë partnerevë të tyre më lehtë se çka dëshirojnë, dhe që është parakushtë për një marrëdhënie seksuale të mirë.

Dikush ka ardhur me një grafit qesharak,  i cili thotë: “Masturbimi – është seksi që ti vërtetë e dashuron dike”. “Një tjetër gjë e mirë është se është i sigurtë”. Përmes masturbimit askush nuk mund të infektohet me infeksionet seksualisht të transmetueshme, përveç përdorimit të “vibratorit të huazuar” në këtë rast.

Keni kujdes edhe kur është “masturbim i përbashkët” sepse në këtë rast mund të vijë deri të shkëmbimi i lengjeve trupore, p.sh. transmetimi i disa infeksioneve seksuale, nëse marrëdhënia është e pambrojtur.

«Prev | Next»