Lidhjet romantike

Lidhja romantike është partneritet që kërkon besim, respekt të dyanshëm dhe komunikim të hapur. Njerëzit të cilët janë në një lidhje të tillë janë më të afërt, dhe që lidhja e tyre të zhvillohet është me rëndësi të kenë pikëpamje të njëjta për ta bërë një lidhje më kualitative.

Në një numër të madh të lidhjeve, gjëja e rëndësishme është besnikëria. Me qëllim të ndërtimit të konfidencës së përbashkët, te shumë njerëz është e rëndësishme që partneri i tyre mashkull apo femër të jetë i përkushtuar në besnikëri. Kjo nënkupton se ata kanë lidhje intime dhe seksuale vetëm me një person, me personin me të cilin ata janë në lidhje. Nëse nuk e ndieni këtë kërkesë si presion dhe si diçka që ju mban prapa, lidhja juaj është stabile. Lidhjet stabile janë ato të cilat njerëzit ndajnë besimet e njejta, mbështesin partnerin e tyre dhe mundohen që të mos bëjnë kompromis me ndonjë gjë tjetër.

Që ta bëni lidhjen tuaj më të mirë dhe më të bukur, është e rëndësishme ta trajtoni njëri tjetrin me respekt, mos të jeni posesiv, dhe personit me të cilin jeni ti jepni kohë dhe hapësirë për shoqërim me shokë e shoqe, familje dhe të merren me gjëra të tjera në të cilat ju nuk jeni të përfshirë.

Xhelozia është e rrezikshme për çdo lidhje. Sidomos kur shëndrrohet në nevojë për kontroll. Është e rëndësishme t’iu shmangemi këtyre situatave.Nuk duhet që personi tjetër të shtyhet apo të nënçmohet në një lidhje. Çdo lloj i kontrolit, zotërimit dhe manipulimit përfaqëson dhunë në lidhje, dhe nuk jep rezultat të pasionit. Njëri duhet ta lë një lidhje të tillë sepse ky lloj i lidhjës ndërmjet partnerëve nuk do të zhduket vetvetiu.

Është e rëndësishme ti vendosni limitet tuaja dhe ti respektoni limitet e partnerit në një lidhje. Është e rëndësishme të jeni shok, të dashur dhe partner që dëshironi ti ndani bashkë momentet e mira dhe të këqija.

Kjo quhet: dashuri e vërtetë.

Njerëzit me fat e fitojnë ndërsa njerëzit e menqur e ruajnë. 

 

 

 

«Prev | Next»

LjubavneVeze