Lidhjet për një natë

Kur me dikë kemi pas gjëra intime, mungesa e lidhjes ndërmjet nesh është gjithashtu një lloj i lidhjes. Kjo lidhje nuk përfshin angazhim afat-gjatë dhe vëmendje. Kjo nuk ka plane apo dëshira të përbashkëta. Nuk mendohet për të ardhmen, fazat tjera apo pritje.

Lidhja për një natë zakonisht fillon si një takim mes dy të panjohurve, të cilët përfundojnë të ndarë si dy të huaj të cilët kanë pasur marrëdhënie seksuale. Shumë e thjeshtë.

Megjithatë, e gjithë kjo tingëllon shumë e thjeshtë, mundet vërtetë të komplikohet nëse seksi për një natë nuk është ajo çfarë kemi pritur. Nëse përfshihemi në një lidhje të tillë, është e rëndësishme të jemi të ndershëm, sidomos me vetën, dhe më pas edhe personin tjetër.Dëgjo mirë mendimet në kokën tënde! Nëse në mesin e tyre ke mendim që të jep shpresë se seksi për një natë mund të kthehet në një romansë të gjatë të mbushur plot me emocione, atëherë është mirë që ju haptas ta pranoni këtë.

Ky lloj përfundimi është i mundur, kështu që, nëse keni mall atëherë flisni,por mos harroni se mund të ndodhë që ju të përfundoni të lënduar nga kjo lidhje për një natë. Ky nuk është qëllimi i kësaj marrëdhënie. Është e rëndësishme që askush të mos lëndohet dhe dy njerëz të cilët rastësisht janë takuar, janë argëtuar, dhe më pas kanë vazhduar në drejtime të ndryshme. Çdonjëri i është kthyer jetës së vet.

Mendohet që lidhjet për një natë janë vetëm për vajzat dhe djemtë mendjelehtë të cilët janë nën ndikimin e alkoolit. Kjo nuk është e vërtetë. Mund ti ndodh çdonjërit, rastësisht, kur jemi të vetmuar apo të mërzitur, në udhëtim, pas një lidhje të gjatë e të dhimbshme apo pas ndonjë ndeje të çmendur.

Nëse kjo ndodh, mos e fajësoni vetën. Dhe çka është më me rëndësi, nëse ju jeni të gatshem për këtë aventurë, asnjëherë (pra ASNJËHERË) mos harroni prezervativin! 

Këto aventura janë në rregull nëse ju e dëshironi dhe nëse llogaritni në kujdesin për mbrojtjen tuaj. Veçanërisht është e rëndësishme që ju t’ju shmangeni përdorimit të substancave të ndryshme psikoaktive sepse, nën ndikimin e tyre, ju mund ti harroni këto rregulla dhe lehtë i ekspozoheni rreziqeve të ndryshme.

Seksi mund të jetë i mrekullueshëm, por mund të ndodh që pas marrëdhënies seksuale të ndihemi të pikëlluar, vuani dhe frustroheni sepse gjërat nuk kanë rjedhë ashtu siç i keni dëshiruar apo pritur.

 

 

 

«Prev | Next»

VezeZaJednuNoc