Lidhje pa asnjë lidhje

“Lidhjet pa asnjë lidhje” zakonisht janë lidhje pa detyrime. Ato  mund të përfshijnë ndjenja të forta apo më pak të forta, por nuk pritet që personi me të cilin jeni të jetë besnik, i përkushtuar dhe i detyruar.

Lidhjet pa detyrime mund të keni me shoqën/shokun nga shkolla fillore, DJ-in e preferuar në ndejat ku nuk shkoni vetëm për muzikë, me një vajzë apo djal që për arsye të pacaktuar nuk dëshironi të keni shumë detyrime.

Këto marrëdhënie nganjëherë gjithashtu ndërtohen ndërmjet njerëzve të cilët tani më janë partnerë permanent. Në këtë rast, zakonisht ata e mbajnë të fshehur. Meqenëse që të dy personat janë beqar, atëherë marrëdhënia e tyre nuk duhet të jetë e fshehur perderisa ajo nuk është formale dhe pa detyrime.

Jo çdokush është mirë i përgatitur për një lidhje serioze emocionale. Me të rinjtë, ky fenomen është shumë i zakonshëm, kështu që dashuria dhe seksi jo gjithmonë shkojnë së bashku. Të dashuruarit dhe seksi janë gjëra të ndryshme, megjithatë janë të lidhura me aktivitetin e njejtë. Është plotësisht e drejtë që ky aktivitet të përfshihet në njërën formë apo tjetrën.

Lidhjet të cilat fillojnë “pa detyrime” ndonjëherë përfundojnë në diçka më shumë. Megjithatë, kjo nuk është një rregull e caktuar. Ka raste në të cilat përfundojmë të lënduar nga një lidhje e tillë. Kjo ndodhë kur pritjet e dy nerëzve nuk janë të njëjta, dhe kur zhgënjehemi me personin që kemi besuar se ka pasur diçka më shumë, se ai/ajo është në dashuri me ne… Parashtrohet pyetja: a duhet të kemi frikë nga kjo?

Përgjigjja: Dashuria është e çuditshme. Dhe lidhjet ndërmjet njerëzve janë shumë të komplikuara. Nëse nuk keni marrë atë që keni dëshiruar, ju keni të drejtë ti jepni vetës pak kohë për të vuajtur, por pas pak ngrituni dhe vazhdoni më tutje…

Lidhjet “pa detyrime” janë një nga mënyrat më të mira për të fituar përvojë. Jo vetëm atë seksuale por gjithashtu edhe përvojë jetësore. Përsëri, është shumë e rëndësishme që të kemi pritje të çartë dhe të jemi të sinqertë me vetën dhe me personin tjetër.

Nëse dëshironi lidhje të vërtetë, romantike dhe serioze bëhuni të sinqertë dhe respektoni dëshirat tuaja. Çdonjëri ka të drejtë të ndërtojë një lidhje në jetën e tyre që i përshtatet më së miri.

 

«Prev|Next»

VezeBezVeze