Seksi, drogat & alkoholi

sex-droga-alkohol Alkoholi dhe drogat na bëjnë t’i harrojmë limitet tona, humbim edhe kontrollin. Shumë lehtë mund të ju ndodh që të bëni seks pa mbrojtje, apo edhe më keq – seksin që nuk e dëshironi.

Pijet dhe marihuana na ndihmojnë që të çmendemi, por gjithashtu edhe ti “tërheqim” problemet. Nuk është e thënë të jetë vetëm sëmundje seksualisht transmetuese apo fëmi i pa planifikuar. Tani më është mjaftë e komplikuar nëse është vajzë/djalë që nuk do t’ju kishte pëlqyer të ndodhte përderisa jeni heteroseksual.

Edhe pse në kulturën tonë zakonisht konsiderohet që mashkulli nuk mund të dhunohet, duhet të mbani në mend se seksi i padeshirueshëm është gjithashtu një lloj dhunimi. Nëse jeni nën ndikimin e alkoholit apo droges, edhe një vajzë e rëndomtë do të kishte mundësinë t’ju qonte në shtrat. Nga kjo prespektivë, kjo mund të tingëlloj cool, por imagjinoni si do të ndiheshit kur të zgjoheni në mëngjes në një apartament të një fqinji pa dhëmbë i cili ju ka gjuajtur me ujë nga dritarja kur keni qenë i vogël, apo te zgjoheni në mëngjes pranë shoqës së ngushtë të motrës suaj të vogël me të cilën ju kurrë nuk keni pasur ndonjë plan.

Nuk është e lehtë për njerëzit e dehur as të vendosin qelësin në vrimë. Imagjinoni se sa të vështirë e kanë të vendosin prezervativin në mënyrën e duhur…kur ta kujtoni se e keni vetëm një të vetëm!!!

« Previous | Next »