Prezervativi


Prezervativi është fleksibil, i hollë, i cili vendoset në organin seksual mashkullor kur është në ereksion para çdo aktit seksual. Para secilit akt seksual! Për më tepër, vaginal, oral apo anal. Secilën here!

Prezervativi është kryetari i paradës së kontracepsionit. Është i sigurt, jo i shtrenjtë dhe në dispozicion në të gjitha barnatoret. Të mbronë nga shtatëzania e padëshiruar dhe infeksionet seksualisht të transmetuara, duke përfshire HIV. Nëse përdoret rregullisht dhe në mënyrë të duhur, ofron pothuajse 100% mbrojtje gjatë aktit seksual. Të gjitha arsyet të bëjn të mendosh sa super-atraktiv që është, e bën që seksin të mbetet seks, në vend se të shëndrohet në një storie të frikshme nga pasojat e seksit.

Nuk ka arsyetim të mos përdoret prezervativi!
“Vendosja e prezervativit e pengon aktin!”
“Ne i besojmë njëri tjetrit!”
“Ai e donte të shpejtë!”
“Nuk prodhohen të madhësis sime!”

Të gjitha këto janë arsyetime pa lidhje nga çiftet të cilët bëjnë gjëra të pakuptimta, duke treguar se ata nuk kujdesen për shëndetin e tyre, poashtu edhe për shëndetin e partnerit. Besoni, që faktori më i rëndësishëm është nëse tregoni përgjegjësi ndaj njëri tjetrit dhe nëse mendoni për shëndetin.

Për shpejtësinë, sikur edhe për shpejtësinë në vozitje, është një sllogan: shpejto ngadalë, sepse edhe gjatë seksit më të shpejtë të mundshëm, infeksionet mund të transmetohen e që kërkojnë trajtim të gjatë e të ngadalshëm.

Dhe më në fund, pothuaj asnjëri nuk mund të arsyetohet që nuk mund të bart prezervativ, sepse janë të prodhuar në madhësi të ndryshme. Është vetëm një mit i maçove të papjekur për lojen “kush e ka më të madh.”

Blerja e prezervativëve

Përdorimi korrekt i prezervativëve

Mitet për prezervativët

« Previous | Next »