Presioni i familjes


Në familjet tradicionale seksualiteti femëror përceptohet shumë më ndryshe se sa seksualiteti mashkullor. Duke pasur parasysh që ne jetojmë në një kulturë patriarkale, egziston një opinion i gjërë që është shumë normale për nje djalë të ri të përfshihet në lidhje seksuale në moshë të re dhe nuk konsiderohet si e padrejtë nëse kanë më shumë partnere. Në anën tjetër, virgjiniteti, përulësia dhe besnikëria janë vlera të femrave. Dhe përderisa djemtë e rinjë të cilët kanë partnere të shumta janë cool, dhe vajzat të cilat kanë partner të shumtë etiketohen me terme jo shumë të sjellshme.

Nuk ka rëndësi a jeni mashkull apo femer i/e re, një edukim i tillë mund të ndikojë shumë në vendimin tuaj për atë se me kë, ku dhe si doni të bëni seks. Për më tepër është shumë e rëndësishme edhe një herë që vendimi të cilin e merrni të jetë vetëm i juaji dhe që ai ka efekt vetëm tek ju. Prandaj, është e rëndësishme që të jeni në dijeni për sistemin dy anësorë të vlerave dhe mos ta pranoni atë në jetën tuaj. Djemtë e rinjë dhe Vajzat e reja nuk janë njësoj, por duhet të jenë të barabartë! Kjo nënkupton se ata kanë të drejta të barabarta të marrin vendime për jetën e tyre intime, emocionale dhe seksuale pa frikë për dënimin apo talljen nga shoqëria.

Familjet tona deshirojnë çfarë është më e mira për ne. Sido që të jetë, kur bëhet fjalë për seks, më e mira është çfarë ne dëshirojmë. Çdo gjë tjetër është jo relevante!

« Previous | Next »