Presioni bashkmoshatarëve

Ne të gjithë e kemi bërë, përveç teje!
A dëshiron të mbetesh i virgjër për tërë jetën?
Njeri, a po don që secila femër me kon me ma shum eksperiencë se sa ti a?
Nuk ke sapun ndër pantolla që të hargjohet!
Kur – nëse jo tani, përderisa jemi të ri?

Këto dhe qëndrime të ngjajshme, janë shembuj tipik për presion të bashkmoshatarëve. Natyrisht, është shumë mirë kur jemi në rrethin e shoqërisë, kur jemi të preferuarit ndër shokët tanë dhe kur e tërë shkolla mendon se ne jemi cool. Kjo nuk do të thotë se ne duhet t’i kushtojmë vëmendje këtyre komenteve, as që të mendojmë se jemi më pak cool, vetëm sepse nuk kemi bërë seks akoma.

Humbja e virgjinitetit me mashkullin e parë që të kalon afër, nuk është mënyrë e mirë të jeshë femra më e mirë në shkollë! Përkundrazi. Nëse përfshihesh në seks vetëm për atë arsye, shansat janë më të mëdha se nesër do të ndihesh shumë keq.

Gjithashtu, nuk je djali më i mirë nëse dëshiron të bësh seks vetëm se ta dëshmosh vetvehtën se je mashkull para shoqërisë tuaj. Cool djalë është ai i cili e din që burrëria nuk ka nevojë të dëshmohet.
Kështu që, mos i dëgjo “tregimet e gjyetisë” dhe bindjet. Nëse dëshiron që dikush tjetër të ju dëgjoj, është e rëndësishme që së pari ta dëgjoni vetën.

« Previous | Next »