Përdorimi korrekt i prezervativëve

PravilnaUpotreba

  1. Para se ta bleni apo ta hapni prezervativin, kontrolloni datën skaduese.
  2. Kontrolloni me gishtin e madh dhe tregues nëse ka ajër në paketim. Nëse jo, do të thotë që paketimi është i dëmtuar dhe prezervativi nuk është i sigurt.
  3. Kur e hapni paketimin në të cilin është i paketuar, është e rëndësishme që prezervativi të mos jetë i dëmtuar me thonjë apo pjesë të bizhuterisë. Mos e hapni prezervativin me objekte të mprehta apo me dhëmbë!
  4. Nxjerre prezervativin nga paketimi (mos e tërhiq  me gishta apo me ndonjë mjetë ndihmës) dhe pastaj shtyp pjesën e fundit të tij (e ashtuquajtur pjesa e rezervuar) me gishtin tuaj të madh dhe tregues që të nxjerrni ajrin e tepërt nga ai prezervativ. Nëse mbetet ajër në pjesën e rezervuar, prezervativi mund të griset gjatë aktit seksual (dhe ju me siguri nuk e dëshironi një gjë të tillë)!
  5. Para vendosjës së prezervativit, është edhe një hap tjetër i rëndësishëm – kontrollo nëse prezervativi është i rrotulluar nga ana e jashtme. Mund ta kontrolloni shum lehtë duke fryer prezervativin në mënyrë gjentile (mos e kontrolloni këtë me gishtat tuaj!), Nëse është, atëherë përdorni dorën tjetër për ta shpalosur atë nëpër penisin tënd I cili gjendet në ereksion.
  6. Nëse ndodh që të kthehet prezervativi nga poshtë lartë, domethënë  se është rrotulluar në anën e kundërt, mos e shpalos. Gjuaje dhe përdore një prezervativ tjetër sepse mund të përmbajë spermë dhe lëng të cilat mund të përhapin infeksione.
  7. Sigurohu që prezervativi të qëndrojë në vendë gjatë tërë aktit. Nëse bie, përdore një tjetër të ri.
  8. Mos e përdorni në kombinim me lubrifikantët nga vajërat e ndryshme (apo në kombinim me shllag apo krem çokollade) sepse mund ta dëmtojnë atë. Lubrifikantët nga uji janë në dispozicion në shum dyqane. Ide akoma më pak e mençur është të përdorësh të njejtin prezervativ dy here apo dy prezervativë në të njëjtën kohë.
  9. Nëse ju ndodh që të griset prezervativi gjatë aktit seksual, atëherë ndërprejeni aktin dhe rivendoseni atë. Në rast se ndodh, është mirë që partneri juaj të merr një tablet pas mëngjesit (por gjithmonë në konsultim me gjinekologun). Kjo do t’ju sigurojë se shtatëzënsia e padëshiruar nuk do të ndodh.
  10. Pas ejakulimit, nxjerre jashtë penisin përderisa është ende në ereksion, kështu duke u siguruar që prezervativi të mos rrëshqas. Pas kësaj mund ta largoni, por në atë mënyrë që përmbajtja e tij mos të bie në kontakt me trupin e partnerit.
  11. Hudhe prezervativin në kantën e mbeturinave, e jo në guacen e banjos përderisa ajo mbetet duke notuar në sipërfaqe dhe mund ti befasoj prindërit tuaj pasi që ata kthehen në shtëpi.

Shijoje dhe sigurohu!

« Previous | Next »