Orientimi seksual

 
 
 
 
orijentacija

Në lidhje me kë jemi seksualisht, emocionalisht, të tërhequr ne mund të përcaktojmë orientimin tonë seksual. Kjo është një pjesë shum e rëndësishme e identitetit tonë, dhe kjo mund të jetë: heterosekusalë, homoseksualë ose biseksualë. Shumica e njerëzve bëhen të vetëdijshëm për orientimin e tyre seksual në periudhën e pubertetit dhe adoleshencës së hershme, në një mënyrë ata e zbulojnë tërheqjen drejt njerëzve të gjinisë së kundërt dhe / ose të të njejtës gjini. Kjo nuk është diqka që ne mund ta zgjedhim, por ne mund të zgjedhim nëse ne do të veprojmë në përputhje me orientimin tonë, ose e kundërta. Kjo do të thotë që dikush mund të jetë homoseksual, edhe pse në qoftë se ai / ajo kurrë nuk ka pasur një lidhje me personin e gjinisë së njëjtë. Ajo gjithashtu do të thotë se në periudha të ndryshme të jetës, ne mund të veprojmë si njerëz të orientimit heteroseksual, biseksual ose homoseksual. E gjithë kjo është OK çdo gjë është e lejuar dhe normale. Gjithashtu, është normale të vëmë në pikëpyetje seksualitetin tonë dhe të përpiqemi të identifikojmë orientimin tonë gjatë pubertetit.


  • MASHKULL-FEMËR

    Nëse ju ndjeni tërheqje seksuale ndaj gjinisë së kundërt, orientimi juaj është heteroseksual. Ju i përkisni shumicës dhe ju nuk do të duhet të ballafaqoheni me problemet e diskriminimit shoqëror ndaj pakicave seksuale. Megjithate, ju duhet të dini se heteroseksualizmi nuk është I vetmi orientim “normal”, kështu që është shum e rëndësishme për nxitjen e mirëkuptimit dhe tolerancës për njerëzit e prirjeve të ndryshme.

    MASHKULL-MASHKULL

    Nëse ju jeni një mashkull që është i tërhequr nga mashkujt tjerë, orientimi juaj është homoseksual. Përgjatë historisë, shumë është shkruar për dashurinë midis dy burrave si e ndaluar, por pavarësisht kësaj, edhe sot homoseksualët përjetojnë një periudhë të vështirë të jetës që ndodh kur ata duhet të tregojnë preferencat e tyre seksuale, tek familja e tyre po miqtë. Homoseksualiteti në pubërtet mund të jetë vetem një fazë që ju jeni duke e kaluar, por nëse ju jeni të sigurtë se ju nuk jeni të tërhequr nga femrat, atëher jeni I guximshëm dhe I vetë-qëndrueshëm, pavarsisht nga presioni I mjedisit. Ju duhet të dini se edhe burrat homoseksualë janë miqë të mirë të grave, janë njerëz me shije të mpreht dhe artistë të talentuar. Disa prej njerëzve të famshëm homoseksual janë: Plato, Leonardo da Vinci, Michelangelo, Peter llych Tchaikovsky, George Michial, Ricky Martin dhe shumë të tjerë me ndikim.

    FEMËR-FEMËR

    Nëse ju jeni një vajzë dhe jeni e tërhequr nga vajzat apo gratë tjera, orientimi juaj seksual është lezbike. Lezbiket kanë bërë shumë për emancipimin dhe lirinë e të gjitha grave, kështu që atom und të merren si të guximshme, solidarizuese, dhe intelegjente. Mbajeni këtë në mendje, sepse mund të ndodh që familja dhe miqtë tuaj të kenë vështirësi për të pranuar orientimin tuaj seksual. Homoseksualiteti në adoleshencë, mund të jetë vetem një fazë që ju jeni duke e kaluar, por nëse ju jeni të sigurt se juve nuk ju tërheqin mashkujt, atëherë jini e qëndrueshme pavarsishtë nga presioni për rreth. Ju duhet të inkurajoheni nga fakti se lezbike janë gratë e mëdha si Judith Butler, Jane Adams aktiviste femërore e cila është shpërblyer me Çmimin Nobel për Paqe, aktorja Jodie Foster dhe Cynthia Nixon dhe lojtarja e tenisit Martina Navratilova.

    FEMËR-MASHKULL-MASHKULL-FEMËR

    Nëse jeni të tërhequr nga të dy gjinit, orientimi juaj është biseksual. Në moshën e pubertetit kjo mund të jetë vetëm një fazë që jeni duke e kaluar, por ju duhet ta dini se shumë psikologë besojnë se shumica e njerzve në botë janë nga natyra biseksual. Kultura është ajo që na detyron të përcaktohemi në njërën prej anëve të marrdhënieve, homoseksuale apo heteroseksuale. Ana e mirë / për njerëzit biseksual është që ata si gjithe bota nuk I ndajnë njerëzit sipas seksit, por nga cilësit e tyre të brendshme. Ti bie në dashuri me një person, e jo me organet e tij/saj seksuale dhe ju mund të përjetoni kënaqësi seksuale si me partner mashkull dhe femër. Marlene Dietrich, Dru Barimor, Casanova, Oscar Wilde dhe Alexandri I Madh janë të njohur për filmat, librat, aventurat dhe pushtimet, por edhe për orientimet e tyre biseksuale.