Nuk e di


Ju nuk e dini, por çfarë duhet të dini është se askush tjetër nuk e din më mirë se ju.
Secili prej nesh meriton një kohë të caktuar për të vendosur. Kjo vendosshmëri mund të ndikohet nga opinione të ndryshme sepse çdonjëri ka qëndrimin e vet në lidhje me seksin: familja, mësuesit, njerëzit në shou biz, fqinjtë, shokët, mjekët… Këto opinione reciprokisht dallojnë, kështu që është normale që ju mund të jeni të habitur . Sido që të jetë, ashtu si të gjithë edhe ne kemi të drejtë për opinionin tonë, edhe ti ke të drejtë për tëndin!

Ju vendosni kur, si, me kë dhe ku.

Përndryshe kushdo që ju thotë diqka tjetër, është një mënyrë që ju shtynë ta bëni. Kjo nuk do të thotë se këto cështje nuk do të duhej të konsultohen me njerëzit e afërt, anëtarët e familjes dhe njerëzit në të cilët keni besim, por kjo do të thotë se ne duhet të bëjmë dallimin në mes të shtytjes dhe këshillave me qëllim të mirë.

Së pari seksi është shumë i rëndësishëm në jetën e secilit, kështu që është më se e rëndësishme të pregaditemi për të. Ne jemi të gatshëm kur mendjen dhe ndjenjat i vendosim ne harmoni me trupin tonë. Natyrisht, është e rëndësishme të jemi të informuar mirë për pasojat e mudshme të seksit, po aq mirë edhe për mënyrat se si ta mbrojmë vetën nga çdo gjë që ne nuk e dëshirojmë. Prezervativi do të na mbrojë nga shtatëzënsia e pa planifikuar dhe infeksionet. Por, nga zemra e thyer ne mund ta mbrohemi vetëm nëse jemi të sigurt që po hyjmë në një lidhje seksuale me personin e duhur, në mënyrë të duhur dhe në kohë të duhur.
Poashtu, është shum e rëndësishme të flitet për seksin.

Nuk është as lehtë as e këndshme të fillohet kjo bisedë, sepse në traditën tonë ka disa besime, tabu në lidhje me seksualitet. Disa qifte duket se e kanë më të lehtë të bëjnë seks se sa të flasin hapur për seks. Në anën tjetër, në rrethin tuaj me siguri ka shumë prej të cilëve flasin shum për seks. Nëse nuk ndiheni rehat para tyre sepse nuk keni eksperiencë seksuale, mbani në mend se për seks te mirëfillt numri, gjatësia dhe kohëzgjatja nuk janë të rëndësishme, por tërheqja dhe besimi i dyanshëm. Besimi për të cilin po flasim ne nënkupton që ne mund të bisedojmë me njëri tjetrin për gjërat që mund ti bëjmë së bashku.

PRESIONI BASHKMOSHATARËVE

PRESIONI MEDIAVE

PRESIONI FAMILIES

MIRATIMI

ALKOHOLI DHE DROGAT

« Previous | Next »