Mitet për prezervativët


1. “Preservativi i njejtë mund të ripërdoret.”
Parashtrohet pyetja: ndoshta edhe mund ta pastroni në makinën e lamjes para se ta përdorni, apo ndoshta është e mjaftueshme ta ktheni në anën tjetër?!

2. “Nëse një prezervativ të mbronë nga infeksionet seksualisht transmetuese, dy mund të mbrojnë më shum.”
Nëse bie me kokë nga kati parë, akoma më mirë do të rëzohesh nga kati I dytë. Prezervativi nuk është çorapë që të shkoj në Paris! Gjithmonë mbajini dy prezervativë por të ndara. Përdorini një nga një, sepse nëse ishte dashur të përdoren dy, me siguri paketimi kishte me qenë me dy!

3. “Vetëm meshkujt blejnë prezervativa!”
Nëse janë homoseksual, atëherë është OK. Sidoçëtëjetë, që të dytë bëjnë seks si meshkujt poashtu edhe femrat, blerja e prezervativëve nuk duhet të konsiderohet si “punë e meshkujve”.

4. “Femrat që bartin me vete prezervativ janë të lehta!”
Meshkujt që mendojnë kështu janë meshkuj të vështirë! Është e vështirë për ta të kuptojnë disa gjëra, por është e lehtë për ta t’i etiketojnë gjërat. Nëse je femër, mundohuni t’ju shmangeni atyre dhe gjithmonë posedoni prezervativë, në protofolin tuaj, pa marrë parasysh prej bisedave të tyre pa sens.

5. “Prezervativi është 100 % i sigurt”
Asnjë gjë në botë nuk është 100 % e sigurt, as prezervativi. Sidomos nëse I ka skaduar afati përdorimit, nëse ka qëndruar në xhepin tuaj, apo nëse nuk është vendosur në mënyre të duhur. Prezervativi është pothuaj 100 % i sigurt, nëse përdoret në mënyrë të duhur.

6. “Mashkulli i vërtetë nuk përdor prezervativ.”
E a përdor ai brushë të dhëmbëve?

7. “Seksi pa prezervativ është më i shëndetshëm, sepse bëhet shkëmbimi i hormoneve.”
Gonorrea, kondiloma, HIV-i dhe herpesi nuk janë hormone, por mund të barten me sukses gjatë aktit seksual.

8. “Përdorimi i prezervativit është I komplikuar.”
Trajtimi i IST është shum më i thjeshtë!?
Ne ju sugjerojmë ta provoni vendosjen e prezervativit disa herë radhazi, dhe pastaj ta lexoni përsëri fjalinë.

9. “Nëse nuk jam infektuar deri më tani, nuk do të infektohem as më tutje.”
Nëse deri tani nuk e keni thyer këmbën, tani mund të provoni ta goditni me çekiç. Apo: nëse deri më tani nuk ju ka godit vetura, tani mundeni lirisht me tejkalu rrugen edhe në të kuqën! Imuniteti nuk kryen punë tek infeksionet seksualisht transmetuese. Nëse nuk jeni infektuar deri më tani, ka shum mundësi që të infektoheni herave tjera.

10. “Seksi me prezervativ është njësoj sikur të hash çokollatën me mbështjellës.”
Ky krahasim me siguri është shpikur nga ndonjëri që shpesh ka ngrënë çokollate me mbështjellës, dhe atij nuk duhet ti besohet.

11. “Nëse griset prezervativi, asgjë nuk mund të bëhet.”
Nëse përdorni prezervativin në mënyrë të duhur, gjasat janë minimale që ai të griset. Nëse ndodh, atëherë partneri juaj mund të përdor tabletën pas mëngjesit. Gjithmonë mund të kontaktoni mjekun për këshilla.

 

« Previous | Next »