Miratimi

JO NËNKUPTON: JO!!!
Fjala JO, në gjuhën tonë nënkupton mohim. Kjo rregull e mirënjohur gramatikore është vlerë special kur i referohemi seksit. Nëse partneri juaj thotë jo, në asnjë rast nuk nënkupton PO apo NDOSHTA. Insistimi në marëdhënie seksuale nënkupton përpjekje për presion mbi personin tjetër, shantazh atë person, konfuzitet dhe detyrim i atij personi të bëjë diçka që ai/ajo nuk dëshiron. Seksi pasi që është thënë qartë JO konsiderohet si një ofendim. Prandaj është shumë e rëndësishme t’i kushtohet rëndësi partnerit tuaj. Nëse veproni kështu atëherë lëvizjet e tij/saj qartë do t’ju tregojnë nëse është e nevojshme të ndaloni.

Nëse nuk jeni të sigurtë, pytni:
A është në rregull me këtë?
A dëshiron të vazhdoj?
A dëshiron të ndalem?

Për pyetjet PO/JO, vetëm dy përgjigje mund të ipen.

PO nganjëherë nënkupton NDOSHTA, por JO është gjithmonë JO!
HESHTJA nuk është e barabartë me pëlqimin. Për më tepër: në disa situata, heshtja e partnerit tuaj mund të nënkuptoj se nuk ndihet rehat të të refuzojnë.

« Previous | Next »