Menstruacionet


Oh , jo! Erdhën përsëri !… Nuk ka asnjë vajzë apo grua, që nuk e ka thënë këtë fjali të paktën disa herë në vit, kur ajo kupton se i ka prap ato. Kur vajzat thonë “ I kam ato “, duke mos shpjeguar diçka tjeter, shumë shpesh ato e kanë fjalën për menstruacionet. Ajo është gjakderdhje e cila ndodh një herë në muaj. Pastaj trupi I femrës shkarkon gjakun menstrual dhe me të edhe vezët jo fertile. Ka vajza të cilat ndihen mirë gjat kësaj periudhe, megjithatë shumica vuajnë nga simptoma të cilat shoqërohen me dhimbje në pjesën e poshtme të barkut kyçe dhe muskuj, shtim oreksi, vjellje, puçërra … Menstruacionet ndonjëherë shpallin nervozë dhe acarueshmëri, dhe këto simptoma fillojnë zakonisht një javë më herët. Kjo periudhë e muajit quhet Sindroma Paramenstruale (SPM). Çdo vajzë dhe grua e përjetojnë atë në mënyra të ndryshme, por ato të gjitha do të pajtohen se SPM nuk është kushtimisht e këndshme.

Sidoçoftë, menstruacionet nuk janë sëmundje por një fenomen normal dhe natyral. Nga shkarkimi I gjakut menstrual, trupi i femrës pastrohet, dhe megjithse ky fenomen nuk është I këndshëm, ka një efekt të shëndetshëm në trupin e femrës.

Nëse mendoni që menstruacionet e para ju kanë ardhur herët, mos u brengosni!
Pas pubertetit, ju do të shqetësoheni nëse ato ju vonohen.


CIKLI MENSTRUAL

Kah fundi pubertetit, lëshimi I vezës së parë që është gati për fekondim ndodh tek vajzat e reja. Lëshohen sepse vezët nuk janë të prodhuara. Çdo vajzë është e lindur me një numër të caktuar të vezëve. Ato janë qelizat më të mëdha në trupin e njeriut. Ato mund të shihen me sy të lirë, dhe janë të mëdha sa një pikë në fund të fjalisë. Çdo muaj, njëra prej tyre piqet dhe lirohet nga vezorja në mënyrë që të bashkohet me spermën. Nëse ata humbin njëri tjetrin veza do të kalbet dhe trupi do ta shkarkoj atë përmes menstruacioneve. Por nëse ata veza dhe spermatozoidi takohen, ndodh shtatzënia. Pavarësisht nga fakti se veza takon apo humb spermën, momenti kur veza e pjekurr del nga vezorja në tubin fallopian quhet ovulacion.

Ky process ndodh çdo muaj dhe quhet cikël menstrual.Zakonisht, cikli menstrual zgjat nga 22-35 ditë, ku dita e parë e ciklit është dita e parë e fillimit të gjakderdhjes. Tek vajzat menstruacionet mund të jenë të çrregulluara, por atëher kur cikli menstrual ideal është rregulluar, nëse menstruacionet vonohen do të thot se diçka nuk është në rregull. Mund të jetë shenjë e shtatzanisë, por gjithashtu ndonjë ndryshim në organizëm. Prandaj, vajzat dhe gratë I kushtojnë rëndësi të veçante kohëzgjatjes së ciklit të tyre, kur ishte hera e fundit e ciklit të tyre menstrual, dhe kur ato e presin herën tjetër.

« Previous | Next »