Kontraceptivët


TABLETA HORMONE
Nuk ka asnjë dyshim se tabletat, për emancipimin e gruas, kan pasur efekt më të madh se sa makina për larje. Sepse, nëse makina për larje ka krijuar me tepër kohë të lirë për to, tabletat kontraceptive ju kanë dhënë më tepër kohë të lirë për dashuri, dhe seks pa përkushtim apo frikë për shtatëzënsi të padëshiruar. Që nga tablet e parë, e deri tek ato që përdoren sot, ky produkt ka qenë më se I përkryer…por sidoqëtëjetë edhe me tablet problemi akoma është egzistent: ai vetëm të mbronë nga shtatëzënsia – jo edhe nga infeksionet seksualisht transmetuese.

Kjo tabletë është një mundësi e mirë për vajzat të cilat nuk dëshirojnë t’i nënshtrohen vetëm prezervativit dhe për ato të cilat dëshirojnë t’i marrin vendimet e tyre në duart e veta, nëse dëshirojnë apo jo të mbeten shtatëzënë. Nuk është zgjidhje e përkryer për vajzat të cilat harrojnë, sepse ajo gjithmonë duhet të mirret në kohë, pa vonesë. Në periudhën derisa vajza rregulisht konsumon ato, mundësitë të mbetet shtatzënë janë minimale. Përparësitë e tabletave janë rregullimi i ciklit menstrual, PMS më pak i dhembshëm, dhe ka efekt pozitiv në zhdukjën e akneve dhe puçrrave. Efekti i tabletave është mbrojtja e ovulimit, dhe në të njejtën kohë kanë efekt në mukozën e qafës së mitrës kësthu që ajo bëhet më pak e ngjitshme, për shkak të së cilës një numër i vogël i spermatozoideve ngelin në trupin e femrës.

Gratë dhe vajzat të cilat të cilat kanë probleme shëndetësore nuk mund ti marrin ato. Nuk lejohet të mirren asnjëherë pa konsulltim paraprak me gjinekologun.
Është me rëndësi të mbahet në mend se tableta nuk është mbrojtje ndaj infeksioneve seksualisht transmetuese. Megjithëatë, përdore edhe prezrervativin.

FEMIDOM (PREZERVATIVI FEMËRORË)
Femidomi ka formën e një gypi të hollë elastik i cili është i mbështjellur me kremë spermicide, domethënë agjent i cili e mbytë apo e gjymton spermën. Vendoset në vaginë para mardhënieve seksuale, nuk është edhe aq e lehtë të vendoset në mënyrë të duhur, prandaj është e domosdoshme të lexohet mirë udhëzuesi.
Femidomi është kontraceptivë mjaft i suksesshëm, e vetmja gjë e bezdisshme është bartja konstante e saj gjatë mardhënieve seksuale. Duke pasur parasysh se mbulon një sipërfaqe të madhe të organit femëror mund të jetë edhe një mbrojtës i mirë ndaj IST-ve të cilat transmetohen me kontakte të lëkurës / mukozës së infektuar. Nuk është e përbërë nga lateksi, kështu që mund të përdoret edhe për ato qifte ku njëri nga partnerët është alergjik ndaj lateksit. Femidom nuk gjendet shpesh në markete, zakonisht është më i shtrenjtë se prezervativët.

DIAFRAGMA
Diafragma përdoret në kombinim me preparate spermicide, p.sh. kremat dhe xhelet që mbysin spermatozoidet. Duket sikur një kapelë e gomës e vendosur në vaginë para aktit seksual për të mbuluar qafën e mitrës. Meqë gratë dhe vajzat nuk kanë madhësi të njejtë të vaginës dhe qafës së mitrës, është e rëndësishme të pyetet gjinekologu paraprakisht për madhësinë e diafragmës që ju nevojitet juve. Gjithashtu është e rëndësishme që, gjatë egzaminimit gjinekologjik, ju të mësoni si ta përdorni në mënyrë të duhur diafragmën. Duhet të vendoset disa orë para aktit seksual dhe të largohet nga vagina më së paku gjashtë dhe më së shumti njëzetekatër orë pas aktit. Përndryshe nuk ka efekt.
Diafragma nuk duhet të përdoret para përvojës së parë seksuale dhe gjatë kohës së menstruacioneve.
Mangësitë: diafragma nuk të mbronë nga infeksionet seksualisht të transmetuara.

SPIRALJA (PAJISJE INTRAUTERINE)
Spiralja vendoset direkt në uterus, me intervenim gjinekologjik. Lloje të ndryshme të spiraleve ofrojnë mbrojtje nga shtatëzënia në periudhë kohore nga një deri në dhjetë vite. Pastaj, gjithashtu me intervenim gjinekologjik, duhet të largohet nga trupi i gruas.
Ofronë mbrojtje shumë të mirë nga shtatëzënsia e padëshiruar, por nuk ofrojnë mbrojtje nga infeksionet seksualisht të transmetuara. Gjithashtu, nuk janë në dispozicion për gratë të cilat nuk kanë lindur fëmijë. Për shkak të këtyre, spiralja nuk është një alternativë e mirë për vajzat e reja.

TABLETA “PAS MËNGJESIT”
“Kemi ngecur në ashensor për 17 orë”
“Kemi pirë një rezervuar me vodka!”
“Duam ta bëjmë një fëmijë, por seksi ishte aq i keq sa që u ndamë që në mengjesë”…
Tabletën e ashtuquajtur “Pas mëngjesit” nuk do ta kishim përmendur fare si mënyrë kontraceptive, por meqenëse përdorimi i saj po rritet atëherë është me rëndësi të dihet për të, gjithashtu. Kështu që, nëse për ndonjë arsye ju ndodh të keni seks pa përdorim të prezervativit apo nëse prezervativi griset gjatë seksit, e gjith kjo nuk është humbje!
Është tableta “pas mëngjesit” që mund ta merr femra, por esenciale është nëse mirret 72 orë pas aktit.

Megjithëatë ne e kemi përmendur këtu, gjë që është e rëndësishme të dihet se KJO TABLETË NUK e ka kuptimin e kontracepsionit. Nuk të mbron ndaj shtatëzënsisë së pa dëshiruar, e parandalon mirëmbajtjën e shtatëzënsisë. Kjo tabletë nuk preferohet të mirret më shum se dy herë në vit.

Tableta pas mëngjesit është tabletë shum e fortë hormonale. Sapo të merret tableta, gratë dhe vajzat ndonjëherë munden të ndjejnë ca efekte të padëshiruara. Këto tabletë mund të ç’rregullojnë ciklin menstrual, apo të shkaktojnë nauze, vjellje dhe shum problem tjera. Janë të padëshiruara po aq sa edhe aborti, por janë efektive vetëm në rastet urgjente dhe jo si kontraceptivë.


« Previous | Next »