Kontracepsioni


Kontracepsioni – është mënyra që ne duhet të përdorim gjithmonë kur bëjmë seks, nëse nuk dëshirojmë që pas nëntë muajsh të bëhëmi nënë apo baba.

Sot, egzistojnë disa mënyra moderne që përdoren për atë qëllim. Së pari: PREZERVATIVËT të cilët, përveç mbrojtjës nga shtatëzania e padëshiruar na mbrojnë gjithashtu edhe nga infeksionet seksualisht transmetuese, më pas TABLETAT HORMONALE të cilat kanë ndikim në ciklin menstrual, por nuk na mbrojnë nga infeksionet. Përveç këtyre dy mënyrave të njohura, tani do të dëgjoni për disa të tjera të cilat nuk janë shum të besueshme.

TËRHEQJA, apo ndërprerja e aktit e ashtuquajtur mënyra natyrale e cila është prezente në rrugë, nën mbulesë dhe në shum shtretër, vajzat dhe gratë akoma përdorin shprehjën: “Mos mu derdh brenda! … Megjithatë kjo mënyrë qëndron që nga kohërat e lashta, disa qifte akoma e praktikojnë, megjithëse kjo mënyrë edhe shkencëtarisht, edhe në praktikë është e vërtetuar se nuk është e besueshme. Për më tepër të jesh krejtësisht i varur nga koncentrimi i mashkullit është një tjetër gabim serioz. Domethënë, sperma nuk gjendet vetëm në lëngun të cilin e liron mashkulli gjatë ejakulimit, por gjithashtu edhe në lëngun e ashtuquajtur para-spermë që sekretohet nga penisi që në fillim të ereksionit. Në këtë lëng natyrisht ka më pak nga to, por mos të harrojmë se krejt qfarë nevojitet është VETËM NJË spermatozoid për të fertilizuar vezën.

Mënyrat e ashtuquajtura natyrale për planifikimin e shtatëzansisë gjithashtu përfshinë kalkulimin e ditëve fertile dhe jo-fertile dhe matja e temperaturës së trupit në mëngjesë. Problemi i këtyre mënyrave është se të gjitha këto mënyra nuk janë të besueshme. Nuk është aspak e lehtë të kalkulohen ditët fertile dhe jo-fertile, sepse cikli menstrual i vajzave, si edhe çdo gjë tjetër që i përket natyrës është e ndryshueshme.

Për ata të cilët akoma besojnë në kontracepsion natyral, ne ju sugjerojmë mënyrën më të përkryer kontraceptive. Dihet se ABSTENIMI SEKSUAL është një nga mënyrat kontraceptive e cila është 100 % e sigurtë. Por, nëse nuk dëshironi të abstenoni, sot – fatmirësisht për ne, ka shum mënyra kontraceptive më funksionale se sa mënyrat natyrale.

FUNKSIONAL JO FUNKSIONAL PA KUPTIMTË
PREZERVATIVI ME TËRHEQJE URINIMI PAS SEKSIT
TABLETA HORMONE KALKULIMI I DITËVE FERTILE KËRCIMI NË VENDNGJARJE
DUSHI PAS SEKSIT

« Previous | Next »