Jemi gati

Jeni gati? …Mendo prap! …Akoma mendon se je gati!
Nëse përgjigja është pozitive, lexoje tekstin në vijim, të tërin.

Nëse e dini se me kë kishit pas dëshirë ta bëni, gjëja më e rëndësishme është të flisni hapur me atë person. Vendimin që doni ta bëni atë, si dhe vendimin që ju përfundimisht do të përdorni prezervativ, duhet ta bëni së bashku.

Koha e duhur nuk e përfshin marëveshjen në datën dhe orën e saktë për të bërë seks, por përfshinë atë që ju jeni të sigurtë që keni menduar për dëshirat tuaja dhe e dini se çfarë ju pret më pas, nuk do ta keni sensin e pendimit apo keqardhjës, sepse ju keni qenë: të shtyrë, kurioz, emocionalisht të shantazhuar, të dehur apo të droguar, seksualisht të shfrytëzuar. Koha e duhur është koha kur ju jeni të sigurtë që ju jeni të gatshëm, kur e ndjeni dëshirën dhe kur e dini që personi afër jush ndjehet njësoj.

Gjithashtu është e rëndësishme për ju që të dini se ju gjithmonë mund të thuani jo. Edhe kur partneri juaj dhe ju keni shkuar shumë largë…ju keni të drejtë të ndrroni mendjen dhe të dorëzoheni. Nëse vetëm njëri insiston në mardhënie seksuale, nuk është më seks por dhunim. Përderisa jemi të sigurt se çfarë dëshirojmë, me siguri se nuk e dëshirojmë atë…dhe nuk është reklamë televizive, web faqe për adoleshentët apo film Hollivudian që vendosë për atë, por jemi ne.

10 KËSHILLA PËR HERËN E PARË
FRIKAT DHE SIKLETET

« Previous | Next »