IST-të tjera

MORRAT PUBIKE, të njohura si gaforre janë insekte të vogla pa krahë që jetojnë në qimet pubike, ushqehen me gjak dhe i lëshojnë vezët e tyre aty. Barten me anë të mardhenieve seksuale, por gjithashtu mund të bartet edhe me anë të rrobave të brendshme, mbulesat e shtretërve, dhe ulseve të banjove nga personi që është “mikëpritës” i këtij paraziti. Kafshimi i tyre shkakton kruarje inetnzive, sidomos gjatë natës. Morrat ngjiten fortë në qimet pubike dhe metodat e shumta që përdoren për largimin e tyre jane si rruarja, shamponi special dhe larja e rrobave në temperature shum të larta, por më e mira është ndihma e mjekut. Besoni apo jo, këto insekte të vogla lëvizin më shum se 10 cm në ditë, mund të shihen me sy, sidomos me zmadhues!

TRIKOMONIAZA është një nga infeksionet vaginale më të shpeshta. Larja dhe fshierja jo e duhur e vaginës (direkt në vaginë në vend se perreth saj) mund të shkakton infeksionin. Bartet me mardhenie seksuale, pastrim të rallë dhe bartja e rrobave të brendshme të tjerve. Shum vajza nuk kanë simptome, as mashkujt poashtu. Lajmi i mirë është se trajtimi me antibiotik është i suksesshëm, por esenciale është që të dy partnerët të marrin terapinë në të njejtën kohë.

CANDIDIADA është një infeksion që shkaktohet nga këpurdha Kandida. Kjo këpurdhë normalisht gjendet në gojë, në fyt, zorrë dhe vaginë të femrave të shëndetshme. Kandidiaza shkaktohet atëherë kur këpurdhat varirojnë dhe pastaj si simptom shfaqet sekret i bardhë i trash (Kandida është Latine për të bardhën). Përhapja e kandidës rritet pas trajtimit të zgjatur me antibiotik, kur sistemi imunitar zvogëlohet, poashtu edhe si shkakëtar i stresit, dietat e dobëta, higjiena e dobët, etj.
Kandidiada gjithashtu bartet me mardhënie seksuale. Lajmi i mirë është që barërat gjenden lehtë, dhe lajmi i keq është se infeksioni me kepurdha trajtohet për një kohë të gjatë dhe munden shpeshë të përsëriten.

« Previous | Next »