IST më të shpeshta

Najcesce_SPI

KLAMIDIJA është një ndër IST-të më të shpeshta, sidomos në mesin e adoleshentëve. Çfarë është e ndërlikuar tek Klamidia se nuk ka simptoma në më shum se 50% të rasteve, kështu që nëse nuk testoheni mund të ndodhë se ju nuk jeni të informuar që jeni të infektuar. Të dy partnerët duhet të trajtohen me antibiotik, dhe abstenimi nga seksi gjatë trajtimit është i detyrueshëm. Nëse nuk trajtohet në kohë, shkakton komplikime të ndryshme gjatë shtatëzënisë dhe shkakton infertilitet si te meshkujt poashtu edhe tek femrat.

GONORREA APO TRIPERI është një infeksion i cili shkaktohet nga bacteria. Gonorrea do të thotë “Rrjedhja e spermës”sepse njëri nga shkenctarët e lashtë të Greqisë e ka thënë gabimisht se lëngu rrjedhë jashtë penisit, një nga simptomat e sëmundjes, në fakt është rjedhja e spermës pa vullnetin tonë. Trajtohet me antibiotikë, por pas trajtimit nuk do të thotë se kemi fituar imunitet për të. Mund të infektohemi sërish, dhe është shum e rëndësishme të vizitohet mjeku rregullisht.

HERPESI GJENITAL është infeksion viral dhe ngjitet shum lehtë. Nuk transmetohet vetëm me seks oral, anal dhe vaginal, por gjithashtu edhe me kontakte tjera gjenitale lëkurë me lëkurë. Përcjellet me skuqje dhe fshika që janë të dhimbshme, ato rriten pastaj shpërthejnë dhe shërohen. Fshikëzat jo gjithmonë janë prezente tek personat e infektuar, kështu që nuk mund ta dini nëse personi juaj është i infektuar apo jo. Barërat egzistuese për këtë sëmundje vetëm lehtësojnë simptomet por asnjëherë nuk i largojnë ato përfundimisht. Një virus nga po e njejta familje shkakton fshikëza në gojë.

KONDILLOMA HPV (Human Papilloma Virus) është një virus të cilin e ndajmë në dy tipe: virusi me rrezikshmëri të lartë dhe të ulët.
Tipi HPV me rrezikshmëri të ulët është përgjegjës për lythat gjenitale, të ashtuquajtur kondylloma. Lythat gjenitale i ngjajnë lulelakrës (mirë, apo jo?), dhe mund të gjindet në regjionin e penisit dhe vaginës. HPV me rrezikshmëri të lartë mund të shkaktojë karcinomën e qafës së mitrës.
Si edhe shum të tjera, ky IST zakonisht nuk ka simptoma.
Lajmi i mirë është që mund të vërehet lehtë nëse vizitohet mjeku.
Lajmi i keq është që nevojitet kohë pak më e gjatë të trajtohet
dhe është e doemosdoshme që infeksioni të monitorohet në
mënyrë konstante.
Përderisa ky infeksion lehtë transmetohet nga akti seksual jo
i mbrojtur dhe është shum e shpeshtë në mesin e personave të
rinjë, ne ju  rekomandojmë të vizitoni doktorin.

« Previous | Next »