Infeksionet Seksualisht të Transmetuara (IST)

Sa herë që bëjmë seks pa prezervativ jemi në rrezik të infektohemi, për më tutje mund të komplikohet sepse shum infeksione seksualisht transmetuese në fillim nuk kanë simptome të dukshme – ne nuk e dimë se jemi të infektuar dhe në shikim të parë nuk ka asgjë të keqe tek ne. Nëse nuk paraqitemi te mjeku me kohë dhe infeksioni përparon, trajtimi i tij bëhet më i komplikuar.

Ja pse është shum e rëndësishme që gjat secilit dhe çdo kontakti seksual ne përdorim produktin e pazëvendësueshëm, unik, të domosdoshëm, brilant, super-heroik, të quajtur PREZERVATIV!

IST ndahen në tri grupe:

Në grupin e parë bëjnë pjesë ato të cilat shkaktohen nga bakteriet.
Janë shumë të mërzitshme dhe të pakëndshme. Lajmi mirë është që trajtimi me antibiotikë është i suksesshëm.

Trajtimi i infeksioneve seksualisht transmetuese të shkaktuara nga virusët, zakonisht janë të pa kurueshme. Simptomet e tyre mund të shërohen apo të lehtësohen, por virusi ngelet në trupin e personit i cili ka qenë i infektuar dhe mund të transmetohet tek të tjerët me kontakte seksuale.

Grupi tretë përbëhet nga infeksionet fungiale dhe parazitët.

Është shum gjë e mirë nëse ju i besoni partnerit tuaj mashkull, poashtu edhe nëse i besoni partnerit femër. Sidoqëtëjetë, besimi nuk është arsye që t’ju shmangeni përdorimit të prezervativit. Për më tepër: personi i cili insiston në përdorimin e prezervativit është një person që meriton besimin. Këta persona tregojnë që ata kujdesen për shëndetin tuaj dhe të tyre poashtu nuk dëshirojnë që afërsia juaj të shëndrohet në një film të frikshëm. Gjatë këtij filmi në vend të kokoshkave, merret drogë, dhe mardhënia juaj dhe shoqëria kthehet në akuza dhe fajësime.

Përderisa të rinjët janë më aktiv seksualisht, ata janë grupi me rrezikshmëri më të lartë. Nëse keni më tepër se një partner, rreziku për tu infektuar është më i madh, sepse duke pasur një mardhënie seksuale të pambrojtur, ju nuk keni hyrë në lidhje vetëm me një person por me të gjithë ata që kanë pasur seks pa mbrojtje me atë person para jush. Vetëm prezervativi dhe abstenimi na mbrojnë nga IST.

Simptomet e IST mund të jenë:

• Shtimi apo ndryshimi i sekretit vaginal, të penisit apo anusit
• Senzitiviteti, ndjenja e djegjës, apo kruarja e organeve gjenitale apo anale
• Ndjenja e djegjës dhe dhimbje pas ose gjatë urinimit
• Dhimbje dhe ënjtje e ijeve
• Dhimbje dhe ndjeshmëri në pjesën e poshtme të abdomenit
• Plagë, lytha, fshika apo ndonjë kërpudhë e gjeniataleve, zonave rreth organeve gjenitale apo anale dhe në gojë

Nëse keni ndonjë nga këto simptome,
VIZITONI MJEKUN MENJËHERË?


« Previous | Next »