Frikat dhe sikletet


SI MUND TA DI NËSE ËSHTË MJAFT I MADH?
Në asnjë mënyrë! Hudhe vizoren dhe fillo të mendosh! Për seks të mirë, nuk ka rëndësi madhësia por aftësitë, dhe ju mund të aftësoheni nëse keni besimë dhe imagjinatë. Gjatësia e një penisi mesatar, te një mashkulli i rritur, është 12.7 deri 14.5 cm. Thellësia e një vagine mesatare është 8 – 10 cm. Është totalisht OK nëse jeni më posht ose më lartë mesatarës, por duhet të dini se çdo femër më përpara do të ishte me një të dashur të menqur, gjentil, pasionant dhe me një të dashur më pak “të talentuar”, se sa me një të dashur të ngathët i cili ka një trung nën pantollonat e tij. Dëshmi e kësaj deklarate është një hulumtim i bërë që sipas tij 80% e femrave janë të kënaqura me madhësinë e penisit të partnerit, përderisa 50% e mashkujve janë të kënaqur me madhësinë e organeve seksuale të tyre. Kështu që, gjithçka qëndron në kokën e dikujt!

DUKEM TMERRSHËM KUR ZHVISHEM!
Të gjitha vajzat duken tmerrshëm kur zhvishen! Ja pse shpesh i shohim ato në rroba të dimrit në fotografi artistike dhe tabela reklamimi-billborda!…Natyrisht, kjo është vetëm një shaka. Trupat tonë lakuriq janë gjëja më e bukur që ekziston në natyrë dhe nuk ka asnjë gjë në të që duhet të turpërohemi. Shumë vajza ndjehen të pasigurta për paraqitjen e tyre. Ja pse ato shumë shpesh e krahasojnë vetën me modele të rregulluara me photoshop nga revistat dhe reklamat. Meshkujt nuk e bëjnë këtë dhe në praktikë është dëshmuar se ata shumë më tepër eksitohen nga femrat në realitet, dhe femrat e zhveshura se sa nga ato në kopertinat e revistave të modës. Nëse jeni e relaksuar dhe e eksituar, do të jesh femra më seksi në botë për partnerin tuaj!

ME VJEN TURP T’IU THEM SHOKËVE TË MI QË JAM I VIRGJËR!
Ndoshta edhe shokëve tuaj iu vie turp, kështu që ata janë duke gënjyer dhe shpikur storie nga filmat pornografik për eksperiencat e tyre. Vetëm pse jeni të virgjër, nuk do të thotë se ju jeni më pak mashkull se ata. Dashnorët e mëdhenjë nuk njihen për atë se çfarë flasin, por për atë se çfarë bëjnë në shtrat. Kështu që, mos folni! Kur të vendosin në këtë rang, vetëm buzëqesh dhe perkujtojau këtë.

A MUND TË BËJË SEKS GJATË MENSTRUACIONEVE?
Po, mundeni. Nëse dëshironi, nëse nuk ju vie turp, dhe nëse partneri juaj nuk është prej atyre që i bie të fikët kur sheh gjak. Nëse të dytë e deshironi, atëherë seksi gjate ciklit menstrual është OK, por është e rëndësishme të dihet tregimi që thuhet se femra nuk mund të mbetet shtatëzënë gjatë menstruacioneve është një gënjeshtër e zakontë. Me apo pa cikël, por asnjëherë pa prezervativ!

ÇFARË NËSE EJAKULOJË SHUMË SHPEJTË?
Ejakulimi i parakohshëm është një problem që i ndodh pothuajse secilit mashkull, së paku njëherë gjatë jetës së tyre. Kjo në të vërtetë do të thotë se ju keni ejakuluar pa dashje. Nëse kjo nuk ju ndodhë shumë shpeshë, është shumë normale. Partneri juaj nuk do të shokohet nëse ju ndodh kjo. Lirisht mund të pauzoni, të relaksoheni dhe të filloni prap. Egzistojnë disa teknika të praktikoni se si të zgjatë më shumë ereksioni juaj. Një nga to është ushtrimi “go-stop”, të cilin mund ta provoni gjatë masturbimit. Triku është që të pauzoni shkurtimisht gjatë masturbimit kur ndjeheni se do të ejakuloni.

PSE DUHET TË DHEMBË HERËN E PARË?
Përgjatë mardhënies së parë seksuale, zakonisht bëhet çarja e cipës së himenit tek femrat. Kjo mund të jetë e dhimbshme, por sa e dhimbshme – është relative dhe individuale. Sa më të eksituar që jeni, dhimbja do të jetë më e dobët…apo më e ëmbël, dhe prandaj më e lehtë për ta përballuar. Nuk duhet të brengoseni për këtë gjë! Nëse ndjeheni se është dhimbje të cilën nuk mund ta përballoni, mund të kërkoni nga partneri juaj që të ndaloj apo të jetë më i butë.

ÇKA NËSE AI I TREGON TË GJITHËVE QË NE KEMI FJETUR BASHK?
Nëse ju brengos kjo pyetje, atëherë ju nuk keni mjaftë besim në partnerin tuaj. Mendo sërish! Ndoshta ka arsye për të cilat ju besoni se ai do të përfitoj nga ju. Nëse po, mbajeni në mend që ju nuk jeni dakorduar të bëni seks nëse nuk dëshironi të bëni. Në anën tjetër, nëse kjo çështje është shqetësuese për ju për arsye jo të mira atëherë sigurisht për arsye të pozicionit krejtësisht të ndryshëm në lidhje me seksualitetin e mashkullit dhe të femrës, e cila ekziston në kulturën tonë. Meshkujt dhe femrat janë rriturë në një mënyrë të ndryshme, kështu që konsiderohet se është mirë për meshkujt të bëjnë seks me sa ma shumë femra që iu ipet mundësia dhe femrat që sillen në këtë mënyrë quhen me emra të këqinjë. Ky stereotip nuk duhet të inkurajohet.

SI TA DI NËSE AJO VËRTETË PËRJETOI NJË ORGAZËM?
Nëse ajo nuk dëshiron të të tregoi, do të jetë shumë e vështirë për ty ta zbulosh. Natyrisht, që mundesh, dëgjo frymëmarrjen e saj, apo ndiej se si lëviz trupi i saj, por edhe është e vërtetë që vajzat dhe femrat mund të falsifikojnë një orgazëm. Ky fakt zakonisht i frustron djemtë, edhe pse nuk është ndonjë gjë tmerruese: nëse ajo falsifikon një orgazëm me siguri është duke e bërë për ty – kështu që ju mund të jeni më të relaksuar, por edhe të ju tregoj që jeni një dashnor i vërtetë. Në çdo rast, orgazmi i saj nuk është diçka që ju duhet të brengoseni. Nëse ju të dy keni mardhënie seksuale të mirë, dhe nëse nëse ju keni besim tek njëri tjetri, ajo me siguri se do t’ju tregoj kur përjeton një orgazëm.

« Previous | Next »