Ereksioni dhe ëndrrat e lagura

Ereksioni

Ereksioni është kur organi juaj seksual ngritet, zgjërohet,ngritet nga eksitimi seksual. Ai mund të shkaktohet nga kontakti, shiqimi, mendimet….dhe është shumë mirë nëse mund ta shkaktoni lehtë. Nëse kjo ndodhë në pishinë ju mundë të jeni në siklet, por paramendoni se sa e turpshme kjo do të ishte në qoftë se, në një tjetër situatë, ajo do të dështojë të ndodhë. Burrave ju pëlqen ereksioni I tyre.


Ëndërrat e lagura

Sigurisht, kjo ju ka ndodhur edhe juve që kur jeni zgjuar, keni zbuluar të ngjitur një njollë në boksericat tuaja dhe në jorgan. Kjo do të thotë që keni ëndërruar diqka seksi. Mundohuni të mbani mend këtë ëndërr, ajo mund të jetë interesante!… nëse ju nuk e mbani mend apo se kuptoni, atëherë qka është seksi në këtë ëndërr pa kuptim, por ju duhet të dini që djemtë në moshën tuaj ndonjëherë mund ejakulojnë edhe në një ëndërr. Gjithqka është OK! Kjo do të thotë që organi juaj është duke punuar siq duhet. Ju mund ti imagjinoni testikujt si një fabrikë e spermës. Është e rëndësishme që prodhimi nuk ka të ndalur edhe natën, në ndrrimin e tretë. Ky fenomen në termin mjeksorë quhet ndotje e natës kurse në zhargon ajo më së shpeshti quhet: ëndërrat e lagura.


 « Previous | Next »