Djemtë në pubertet

Ju jeni duke u rritur!
Që kur keni qenë nëntë apo dhjetë vjeq, me siguri keni vënë re se diçka e çuditshme po ndodh në mes të këmbëve tuaja. Organi seksual është në rritje, me qime në rritje rreth tij.

Qimet gjithashtu janë rritur edhe në disa vende tjera po ashtu. Për shembull, në pjesën nënsqetullave… ose, edhe më e çuditshmja rriten në fytyrën tuaj kështu që ju kujtohet duke e shikuar veten në pasqyrë ose duke e prekur fytyren me duar. Së shpejti do të vij koha që të rruheni, për rrojen e mjekrrës për herë të parë, apo ndoshta ju e imagjinoni veten në stilin e Salvador Dali, me mustaqe që ju rrijnë jashtë si antena.

Diçka e çuditshme po ndodhë edhe me zërin tuaj, kur ju flisni, po tinglloni si bas kitarë, edhe pse deri dje ju mund të cicëroni si një zog. Kjo dukuri quhet mutacion, dhe sapo ajo të kalon, ju do të jeni I habitur me atë që ky mutacion lë pas, ajo çka lë është një zë I vërtetë burrëror, I thellë dhe seksi.

E njejta gjë vlen me mustaqet dhe mjekrrën. Dhe në qoftë se ju nuk mund të pëlqeni faktin që ato filluan të rriten, ne pak vite ju do të shihni se si do të ju pëlqejnë. Mjekrra dhe mustaqet do të mbeten, por puçurrat që ju mund ti keni tani, kur do të kalojë kjo periudh e çmendur e pubertetit ato largohen.

« Previous | Next »