Dashuria dhe rënia në Dashuri

Ju jeni të kënaqur apo të pakënaqur? Oreksi juaj kurrë nuk ka qenë më I fortë, apo ju nuk keni fare oreks?
Ju keni marramendje, faqet tuaja skuqen kur dikush përmend emrin e një personi që ju keni një passion të fortë për të?

E gjithë kjo është shumë mirë! Është e vështirë por është shum e mirë, sepse të biesh në dashuri është një mënyrë që, perveç pjekurisë seksuale ne arrijmë edhe pjekurinë tonë emocionale dhe kështu bëhemi njerëz më të mirë.

Fillimisht, është e rëndësishme të dini se puberteti është një fazë kur ne jemi të tronditur nga ndryshimet psikologjike dhe trupore. Ndryshimet trupore ndikojnë në ndjenjat tona seksuale, kështu që ne themi se jemi të tërhequr nga njerëzit tjerë, që ata na ndezin dhe jemi të eksituar në praninë e tyre.
Këto kushte janë pothuajse gjithmonë të shoqëruara nga emocionet dhe ato emocione janë pasioni dhe dashuria.
Pasioni nuk është njejtë si dashuria. Sepse, në qofëse pasioni shpjegohet më së miri duke I pasur fluturat në stomak, duhet të dini që dashuria është ekuacion shumë më I komplikuar. Me fjalë të tjera, kur biem në dashuri, ne nganjëherë biem në dashuri me veten, që është në nocionin tonë të dashurisë, dhe në idenë tonë rreth personit që ne nuk e njohim mirë.

Pasioni është i shoqëruar nga pasioni I fortë, por kur ne e zbulojmë se personi që ne jemi dashuruar më nuk është i tillë si ne kemi imagjinuar që ai/ajo të jetë, ne mund të qetësohemi….ose të ndjejmë dashurinë e vërtetë ndaj atij personi.

Dashuria është kur, përveç virtyteve, të mirave, ne duam të metat e partnerit tonë. Dashuria është ndërtuar në një marrëdhënie mes dy njerëzve.

Pasioni = Pasion
Dashuria = Pasion + Siguri+ Përgjegjësi + Rrespekt + Mirkuptim+ …
Dashuria > Pasion

« Previous | Next »