10 Këshila për herën ë parë

  1. Është shumë e rëndësishme që ju të përzgjedhni me kujdes partnerin.
    Seksi është shumë më i mirë me dikënd që me të vërtet na pëlqen, më shum se sa me dikënd të rastit dhe që është cool: Aksion!
  2. Bisedo para dhe bisedo pas.
    Është mirë të dihet për pritjet që i keni, çfarë ju pëlqen e çfarë jo, dhe çfarë dëshironi herën tjetër.
  3. Mundohuni të gjeni vendin ku ju mund të ndjeheni mirë dhe ku do të mund të keni privatësi.
    Nuk do të jetë fare e pëlqyeshme nëse dikush do t’ju ndërhyjë. Toaleti në një klub të natës, vendkalimet apo korridoret e një ndërtese apo një vendparkim i errët – nuk janë lokacione të përkryera për herën e parë.
  4. Është cool të flisni për eksperiencën tuaj seksuale të parë me njerëzit që ju u besoni, por nuk është cool që nesër e gjithë shkolla, shokët tuaj të Facebook-ut dhe Twitter-it të dijnë se çfarë ka ndodhur mes jush.
  5. Para herës së parë secili bëhet nervoz, por nuk duhet t’i pini pesë pije që të qetësoheni. Nëse jeni të dehur, mund të ndodh që të vendosni gabim prezervativin, të flisni për gjërat prej të cilave mund edhe të turpëroheni, apo edhe të mos mbani në mend eksperiencen tuaj seksuale të parë.
  6. Mos nxitoni në paralojë vetëm pse jeni nervoz! Kjo është shumë e rëndësishme sidomos për femrat për të cilat është hera e parë dhe për të cilat kjo eksperiencë mund të jetë pak a shumë e dhimbshme. Paraloja më e gjatë dhe më e ëmbël do të ndihmojë në relaksim dhe është më se e rëndësishme dhe e domosdoshme të zvogëlohet apo edhe të eliminohet tërësisht dhimbja.
  7. Relaksohu! Nuk do të bëni seks të mirë, nëse gjatë gjithë kohës mundoheni të fshehni stomakun tuaj apo të mbani gjirin e ngritur lartë. Nëse nuk ndjeheni rehatshëm që duhet të zhvisheni, konsideroni edhe një herë nëse me të vërtet jeni të gatshëm për seksin e parë.
  8. Mos pritni shumë! Jeta nuk është një film i Hollywood-it: nuk ka xhirime të ngadalsuara dhe skena nuk përsëritet kur ju lidheni me partnerin tuaj. Nuk është e nevojshme që të përjetoni orgazëm që në herën e parë, por vet seksi mund të jetë eksperiencë e kënaqshme edhe pa orgazëm. Relaksohu dhe jepi vetës kohë!
  9. Me siguri ju tani më e dini se femrat zakonisht gjakderdhin në herën e parë. Kjo ndodhë për shkak të rupturës së himenit – membranë kjo që ndodhet në hyrje të vaginës. Gjakderdhja nuk është e njejtë te të gjitha femrat, dhe te disa prej tyre nuk ndodh fare. Nëse brengoseni që gjakëderdhja do të jetë e madhe, relaksohu. Me siguri nuk do të jetë. Për çdo rast, pregaditni një peshqir dhe mbajeni afër vetës nëse nuk dëshironi të njolloseni.
  10. PËRDORNI PREZERVATIV! Para herës së parë, ushtroni si ta vendosni prezervativin, kështu që nuk do te hasni në pengesa në momentet më të vështira të mundshme. Vajzat e virgjëra mund të mbesin shtatëzënë, sikur të gjitha vajzat e tjera të pjekura seksualisht. Për më tepër, virgjiniteti nuk do të thotë imunitet ndaj sëmundjeve seksualisht transmetuese. Mbani në mend se prezervativi ju mbronë nga shtatëzania por gjithashtu edhe nga sëmundjet seksualisht transmetuese. Mund ta bleni në çdo barnatore, duke e bërë prezervativin një kontraceptiv ideal për herën e pare dhe herat tjera me radhë!

« Previous | Next »